14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Dy doza të vaksinës Pfizer ose AstraZeneca efektive kundër variantit Delta

Dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech ose AstraZeneca kundër koronavirusit janë efektive kundër variantit më ngjitës Delta, aq sa janë kundër variantit të mëparshëm dominues Alfa, tregon një studim i ri.

Studimi, i publikuar në revistën mjekësore “New England Journal of Medicine”, konfirmon gjetjet e Autoritetit të Shëndetit Publik në Angli, të publikuara në muajin maj, rreth efikasitetit të vaksinave Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Sipas studimit të ri, dy doza të vaksinës Pfizer janë 88 për qind efektive në parandalimin e sëmundjes simptomatike nga varianti Delta i koronavirusit, krahasuar me 93.7 për qind efektivitet kundër variantit Alfa.

Dy doza të AstraZeneca-s, ndërkaq, janë 67% efektive kundër variantit Delta dhe 74.5% efektive kundër variantit Alfa.

Sipas studimit, një dozë nuk ofron mbrojtje të madhe në asnjërin rast.

Varianti Delta i koronavirusit, i identifikuar për herë të parë në Indi, është më ngjitës se variantet e mëparshme, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

OBSH-ja ka paralajmëruar këtë javë se Delta mund të bëhet dominuese brenda disa muajsh.

Edhe zyrtarë të OBSH-së kanë konfirmuar më herët se vaksinat janë efektive kundër variantit Delta.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në të gjithë botën janë dhënë mbi 3.7 miliardë vaksina kundër koronavirusit.

Në nivel global, koronavirusi ka prekur mbi 192.5 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 4.1 milionë kanë vdekur.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë, me mbi 34 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 610,000 viktima.

 

/REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...

Përmbytje tragjike në Kenia, 62 viktima mes tyre 8 fëmijë

0
Të paktën 62 persona, mes tyre edhe tetë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që goditën Nairobi dhe...

Pas arrestimit të Gjesti-t, reagon pronari i “Onima”: “Shqiponja nuk kap miza”

0
Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave se ka kanosur kompaninë muzikore Onima, ka ardhur edhe reagimi i parë nga pala tjetër...

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...

Trump kërcënon Iranin: “Mund ta godasim sërish ishullin Kharg”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme të tjera ndaj qendrës kryesore të eksportit të naftës së Iranit,...