Autoritetet gjermane arrestuan dy shqiptarë, të moshës 29 vjeç, të cilët kultivonin kanabis në një plantacion profesional në Laubach, qarku Giessen. Hetimet, që zgjatën rreth një vit, çuan në zbardhjen e aktivitetit të paligjshëm të dyshuar për tregti narkotikësh.
Sipas policisë gjermane, gjatë kontrollit të një magazine të martën në mëngjes, të dy personat tentuan të arratiseshin në këmbë, por u kapën dhe u arrestuan pa asnjë incident. Brenda objektit u gjetën 1.400 bimë kanabisi, vlera e të cilave në treg arrin rreth dy milionë euro, si dhe pajisjet për kultivimin profesional.
Operacioni përfshiu një njësitë teknike speciale dhe efektivë të shumtë, ndërsa Prokuroria e Giessenit urdhëroi paraburgim ndaj të dyshuarve për vepra të rënda penale. Të arrestuarit aktualisht ndodhen në institucionet përkatëse të vuajtjes së dënimit.






