15.5 C
Tiranë
Saturday, September 28, 2024
spot_img

Dy të moshuar në Lushnje gjenden të vdekur në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje ku dy të moshuar janë gjetur të vdekur në banesë. Siç njofton policia, çifti i të moshuarve Lame dhe Qelibare Kalliri dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Njoftimi i policise:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:40, në fshatin Rrapëz, Lushnjë, janë gjetur në banesën e tyre, pa shenja jete, shtetasit L. K., 90 vjeç dhe Q. K., 81 vjeçe, të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT