14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Dy viktima në Tiranë pas asfiksimit nga rrjedhja e gazit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku dy persona kanë humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga rrjedhja e gazit. Viktimat, Altin Maksuti (47 vjeç) dhe Vladimir Bengu (56 vjeç), të cilët ishin të afërm, u gjetën të pajetë në banesën e tyre në rrugën “Marije Kraja”.

Dyshohet se rrjedhja e gazit ka ndodhur nga një bombël ngrohjeje, e cila ka qenë aktive gjatë gjithë natës. Viktimat kishin shkuar në banesë mbrëmjen e kaluar për të kryer riparime dhe kishin vendosur të qëndronin aty.

Policia është njoftuar nga të afërmit e tyre, të cilët u alarmuan pasi viktimat nuk i përgjigjeshin telefonatave. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të dokumentuar ligjërisht këtë rast tragjik.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit pronari i banesës, shtetasi A.M., rreth 47 vjeç, dhe një afërm i tij i largët, shtetasi V.B., rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Kjo ngjarje sjell në vëmendje rrezikun e përdorimit të pajisjeve me gaz pa mbikëqyrje dhe kujdesin e domosdoshëm për të shmangur tragjedi të tilla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nëna e Nikol: “Të vërtetën e dimë vetëm unë dhe ajo”

0
Gjatë prime-it të së martës, banorja e Big Brother VIP 5, Nikol, rrëfeu se ka 8 vite pa folur me nënën e saj. Sot,...

Harry Styles për “queerbaiting”: “Ndoshta nuk dini gjithçka për mua”

0
Harry Styles ishte prezantues dhe i ftuar muzikor në episodin e 14 marsit të Saturday Night Live, ku interpretoi dy këngë nga albumi i...

Toni Bollati: “Jam aq i lumtur për zgjedhjen e Selin sa nuk mund ta...

0
Babai i Selin Bollatit, Toni Bollati, ka folur përmes një lidhjeje telefonike në “Fan Club”, duke komentuar momentet më të forta të vajzës së...

Arjan Konomi: “Dalja e Gretës i bën mirë Selin, nuk duhej të hynte në...

0
Opinionisti Arjan Konomi ka komentuar eliminimin e Greta Kazazit nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”, duke theksuar se ky zhvillim i shërben Selin...

Kina: “Do të luajmë rol konstruktiv për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme”

0
Pas thirrjes së presidentit Donald Trump që disa vende të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Kina ka njoftuar se do të angazhohet...