21.5 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Arjan Konomi: “Dalja e Gretës i bën mirë Selin, nuk duhej të hynte në ‘Big Brother’”

Opinionisti Arjan Konomi ka komentuar eliminimin e Greta Kazazit nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”, duke theksuar se ky zhvillim i shërben Selin Bollatit.

Në studion e “Fan Club”, Konomi i tha Gretës se, duke qenë kunata e Selin, nuk do të kishte hyrë në një reality show ku ndodhej edhe ajo:

“Nëse ‘Big Brother’ ishte një gjë inteligjente, të ishin dy kunata brenda në një reality show, unë nuk do të hyja aty ku është kunata. Pse? Për të krijuar një rivalitet.”

Ai shtoi se dalja e Kazazit i jep mundësinë Selinës të fokusohet te dinamika e shtëpisë dhe jo te marrëdhënia me kunatën:

“Dalja jote i bën mirë Selin, ndërkohë që ajo duhej të merrej me Mirin, Gimbon dhe të tjerët, ndërkohë që kishte merakun tënd.”

Greta u shpreh se vendimi i saj për të hyrë nuk lidhej me rivalitet:

“Secila është futur për veten e vet. Ne të dyja jemi vajza të televizionit, dhe kjo është një shans shumë i mirë që nuk duhet lënë pas dore. E pse jo, unë kam karrierën time, ambiciet e mia.”

Arjan përmendi edhe aspektin e egoizmit:

“Edhe egoizëm shumë i madh.”

Ndërsa Greta theksoi se secila kishte rrugëtimin dhe riskun e vet, duke shmangur çdo krahasim:

“Secila ka fitimet e veta, rrugëtimet e veta.”

Ky koment i Konomit rikthen në vëmendje tensionet mes banorëve dhe ndikimin e lidhjeve familjare brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të...

0
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në...

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren rreth 60 vjeçe

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas informacionit paraprak të...

“Beteja nuk ka mbaruar”, nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila shpërthen pas uljes së...

0
Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit...

“Jam i dëshpëruar”, italiani qëlloi grabitësit në pronën e tij, vdes 36-vjeçari me origjinë...

0
“Jam i dëshpëruar.” Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në...