18.5 C
Tiranë
Friday, April 3, 2026
spot_img

Dy yjet e Belgjikës nuk rrezikojnë të mbyllin evropianin këtu/ Martinez: “Nëse do të kisha 100 euro për të vendosur bast se kush e fiton “Topin e Artë” do ti vendosja për De Bruyne dhe Lukakun

Belgjika nuk dëshiron më të jetë në statusin e një përfaqësueseje të bukur për tu parë, nuk mjafton as me një vend nderi, në këtë “Euro2020” “djajtë e kuq” synojnë ti shkojnë deri në fund, të shpallen kampion për të kurorëzuar me një trofe të rëndësishëm këtë brez fantastik lojtarësh që kanë në dispozicion.

Në ndeshjen më të rëndësishme në këtë pikë të turnet, përballë Italisë, trajneri Roberto Martinez dhe stafi i tij janë në garë me kohën për të rikuperuar dy nga elementët më thelbësorë, Kevin De Bruyne dhe Eden Hazars, të dy dolën të dëmtuar gjatë sfidës me Portugalinë. Ndryshe nga se ishte perceptimi i parë, dy yjet e Belgjikës nuk rrezikojnë të mbyllin evropianin këtu, fakt të cilin e pohon vetë trajneri Roberto Martinez:

“Ka pozitivitet, pasi besonim se evropiani i tyre mund të kishte përfunduar. Për fat të mirë nuk është kështu. Sigurisht që e premtja është afër, koha për ti pasur në dispozicion është shumë e shkurtër por mjekët kanë dhënë garanci se mund të punojnë rregullisht. Nëse do të kisha 100 euro në dispozicion për të vendosur bast se kush e fiton “Topin e Artë” do ti vendosja 50 për De Bruyne dhe 50 për Lukakun. Mendoj se të dy janë më të mirët në rolet e tyre”, u shpreh trajneri i Belgjikës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha: “Pas skandalit të AKSHI qëndron Linda Rama, Balluku vetëm fasadë”

0
Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të reja lidhur me atë që e cilëson si “skandali i AKSHI-t”, duke pretenduar se...

Berisha akuza të forta ndaj Ergys Agasit: “E kanë rrahur shumë keq, mbrohet nga...

0
Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka bërë akuza të forta publike ndaj biznesmenit në kërkim Ergys Agasi, duke e lidhur atë me aktivitet...

Horoskopi ditor, e Premte, 3 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia është e fortë, por sot duhet të mendosh para se të veprosh. Një vendim i nxituar mund të të sjellë pendesë. ♉ Demi Kërkon...

Parashikimi i motit, e Premte, 3 Prill 2026

0
Më 3 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet tipik pranveror, por pak më i paqëndrueshëm krahasuar me fundin e marsit. Gjatë ditës priten kthjellime në...

Britania dhe Franca zgjasin marrëveshjen për emigracionin, vazhdojnë negociatat për pakt të ri

0
Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë rënë dakord të zgjasin për dy muaj marrëveshjen ekzistuese për menaxhimin e emigracionit, vetëm pak orë para skadimit...