9.5 C
Tiranë
Saturday, March 28, 2026
spot_img

“E goditi me thikë të paktën 8 herë dhe më pas u vetëvra” – krim tronditës në Itali

Një ngjarje makabre ka tronditur qytetin Cava dei Tirreni, në Italinë jugore, ku një grua 40-vjeçare u vra brutalisht nga partneri i saj, i cili më pas i dha fund jetës.

Sipas mediave italiane, viktima është Ana Tagliaferri, pronare e një pastiçerie të njohur në zonë. Ajo u godit për vdekje me thikë të paktën tetë herë brenda banesës ku jetonte me partnerin e saj, Diego Di Domenico.

Pas krimit, autori është ngjitur në çatinë e ndërtesës dhe është hedhur në boshllëk, duke humbur jetën në vend. Shërbimet e emergjencës dhe policia mbërritën menjëherë në vendngjarje, por nuk mundën të shpëtonin asnjërin prej tyre.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa komuniteti lokal është shprehur i tronditur nga humbja e 40-vjeçares, e cila njihej si një sipërmarrëse e respektuar dhe aktive në jetën e qytetit.

Ngjarja ka rikthyer sërish në vëmendje problematikën e dhunës në familje dhe rasteve të femicidit në Itali.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Zgjedhje në çdo degë deri më 30 prill”/ Partia Demokratike e Shqipërisë nis procesin...

0
Partia Demokratike e Shqipërisë ka shpallur nisjen e procesit të brendshëm zgjedhor dhe organizativ, në kuadër të përfundimit të mandateve katërvjeçare të strukturave drejtuese...

“Pasuria nuk është për t’u grumbulluar”/ Papa Leone XIV kritikon pabarazinë nga Monako

0
Papa Leone XIV denoncoi zgjerimin e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve gjatë vizitës së tij të parë në Monako, një nga vendet...

“Çmimin e luftës po e paguan gjithë njerëzimi”/ Recep Tayyip Erdoğan apel për diplomaci...

0
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme nuk po i vuajnë vetëm palët e përfshira, por...

“Mos lejoni që lufta të zhvillohet nga territoret tuaja”/ Masoud Pezeshkian paralajmëron rajonin

0
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, u ka bërë thirrje vendeve të rajonit që të mos lejojnë përshkallëzimin e konfliktit nga territoret e tyre, duke...

“Post-operacioni me sukses”/ Kleviol Ahmeti kalon ndërhyrjen, drejt rikuperimit

0
Reperi i njohur Kleviol Ahmeti ka kaluar me sukses një ndërhyrje mjekësore gjatë qëndrimit në institucionet e vuajtjes së dënimit. Shqetësimet për gjendjen e tij...