24.7 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

“E goditi me thikë të paktën 8 herë dhe më pas u vetëvra” – krim tronditës në Itali

Një ngjarje makabre ka tronditur qytetin Cava dei Tirreni, në Italinë jugore, ku një grua 40-vjeçare u vra brutalisht nga partneri i saj, i cili më pas i dha fund jetës.

Sipas mediave italiane, viktima është Ana Tagliaferri, pronare e një pastiçerie të njohur në zonë. Ajo u godit për vdekje me thikë të paktën tetë herë brenda banesës ku jetonte me partnerin e saj, Diego Di Domenico.

Pas krimit, autori është ngjitur në çatinë e ndërtesës dhe është hedhur në boshllëk, duke humbur jetën në vend. Shërbimet e emergjencës dhe policia mbërritën menjëherë në vendngjarje, por nuk mundën të shpëtonin asnjërin prej tyre.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa komuniteti lokal është shprehur i tronditur nga humbja e 40-vjeçares, e cila njihej si një sipërmarrëse e respektuar dhe aktive në jetën e qytetit.

Ngjarja ka rikthyer sërish në vëmendje problematikën e dhunës në familje dhe rasteve të femicidit në Itali.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...