19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“E kanë lënë pa bukë”, Akuza të rënda nga babai i Elenora Toçit pas vrasjes së vajzës së tij nga bashkeshorti ne Itali

Met Gjura, babai i Elenora Toçit, e cila tragjikisht u mbyt në krevat nga bashkëshorti i saj, Lulzim Toci, në banesën e tyre në Itali, ka hedhur akuza të rënda ndaj krushqve të vajzës së tij. Ai ka deklaruar se vjehrrit e Elenorës kanë ushtruar tortura ndaj saj, duke e lënë atë në kushte të vështira.

Gjatë një intervistë, Met Gjura tha se Elenora ka përjetuar keqtrajtim serioz dhe se familja e saj nuk e ka mbështetur siç duhet. “E kishin torturuar, sepse mua s’më kishin treguar, më pas vajza më tregoi. Edhe asistencën ia kishin marrë tek shtëpia. Unë ju kam çuar bukë, e linin pa bukë e kurrgjë,” tha ai, duke theksuar se i dërgonte ushqim për të vajzën dhe dy djemtë e saj të mitur.

Ai përshkroi një bisedë me Elenoran, në të cilën ajo shprehte shqetësime për situatën e saj, duke thënë: “I thashë si je? A je mirë? Ajo më tha se nuk ka qenë mirë, ka qenë në spital me atë pronarin, nuk e di se çfarë ka ndodhur.” Met Gjura shtoi se ai kishte pranuar të ndante nga bashkëshorti i saj për të mirën e djemve, por gjendja e vajzës së tij vazhdonte të përkeqësohej.

Elenora u martua në moshën 16-vjeçare dhe, sipas babait të saj, ajo e kishte njohur vetë Lulzimin. Ai nënvizoi se krushqit e saj e kishin lënë pa ushqim dhe se kishin abuzuar me të. “E kanë lënë pa bukë, i merrnin asistencën. Më pas më tha vajza se ishin keqtrajtuar,” deklaroi ai.

Ndërkohë, ai ka shprehur keqardhje për ngjarjen tragjike që ndodhi pas bisedës së tij me Elenorën, kur ajo e informoi për gjendjen e saj të vështirë. “Pas disa orësh, dikush më tha se Elenora kishte ndërruar jetë. Mua më ka vdekur edhe një djalë 13-vjeçar,” përfundoi Met Gjura, duke shprehur dhimbjen e tij të thellë për humbjen e vajzës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...