Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në Shtëpinë e të Moshuarve në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e godinës.
Sipas informacioneve paraprake, 72-vjeçarja e identifikuar si Sheqere Zeko dyshohet se ka rënë nga lartësia e tarracës së azilit, duke pësuar dëmtime të rënda në trup.
Menjëherë pas ngjarjes, e moshuara është transportuar drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë ngjarje.






