17.5 C
Tiranë
Monday, April 20, 2026
spot_img

“Ti je një njeri që vetëm për t’u përdredhur erdhe në Fier, me atë trupin tënd si purtekë domatesh” – LGBTI dhe organizata të tjera mbrojnë Gazment Bardhin

Aleanca LGBTI, së bashku me disa organizata të grave, grupe liberale dhe promovues të të drejtave të gjinive alternative, kanë dalë në mbrojtje të kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pas përplasjes së fundit me deputeten socialiste Zegjine Çaushi.

Në një letër drejtuar Byrosë së Kuvendit, këto organizata kërkojnë marrjen e një mase disiplinore ndaj deputetes Çaushi, duke argumentuar se ajo përdori gjuhë fyese dhe denigruese gjatë seancës parlamentare, një sjellje që sipas tyre përbën shkelje të etikës parlamentare dhe nuk mund të trajtohet më me masa të lehta.

Debati mes palëve nisi në seancën plenare të 19 shkurtit, kur deputetja socialiste iu drejtua Bardhit duke i kujtuar rezultatin e dobët që Partia Demokratike mori në Qarkun Fier në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku ai ishte Drejtues Politik. Gjatë fjalës së saj, Çaushi tha:

“Ti je një njeri që vetëm për t’u përdredhur erdhe në Fier, me atë trupin tënd si purtekë domatesh.”

Deklarata nxiti reagimin e organizatës LGBTI dhe 16 organizatave të tjera, të cilat kërkojnë nga institucionet parlamentare të mbrojnë figurën e Bardhit. Përplasjet mes Bardhit dhe Çaushit kanë nisur që gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit dhe kanë vazhduar në sallën e Kuvendit, ku debatet kanë kaluar në akuza personale dhe replika ironike.

Që nga ajo periudhë, organizatat e shoqërisë civile po kërkojnë masa për parandalimin e sjelljeve fyese në institucionet publike dhe respektimin e etikës parlamentare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor , e Hënë, 20 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia fillon të qetësohet. Është moment i mirë për të përfunduar gjëra të nisura dhe për të shmangur nxitimin. ♉ Demi Je në prag të...

Parashikimi i motit, e Hënë, 20 Prill 2026

0
Më 20 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i qëndrueshëm dhe i ngrohtë, me tipare të theksuara pranverore që afrohen drejt verës. Gjatë ditës priten...

“UniAmo Macerata”/Shqiptari kandidon në Itali: Ervin Cakerri në garë për Këshillin Bashkiak në Macerata

0
Një tjetër histori integrimi dhe angazhimi vjen nga komuniteti shqiptar në Itali. Ervin Cakerri, i lindur në Shqipëri në vitin 1980 dhe banues prej...

“Dy të rinj në pranga” – goditet grupi i lidhur me mafian shqiptare në...

0
Policia greke ka arrestuar dy të rinj në zonën e Agios Panteleimonas në Athens, të dyshuar për përfshirje në një aktivitet kriminal të lidhur...

‘Një rrugëtim i gjatë me një ekip profesionistësh’ – prapaskenat e finales së ‘BBVA5’,...

0
Sot shënohet finalja e shumëpritur e “Big Brother VIP Albania 5”, një moment që ka mbajtur të angazhuar publikun për më shumë se 100...