11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

E ngarkuar me punë nga SHBA,VonHorn: Reforma në Drejtësi në Shqipëri është “E Pakthyeshme”

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VonHorn, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e certifikimit të punonjësve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), duke theksuar pritshmëritë e larta të shqiptarëve për reformën në drejtësi. Gjatë fjalës së saj, VonHorn e cilësoi këtë reformë si “të pakthyeshme”, duke theksuar mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për të dhe për punën e institucioneve të Shqipërisë që po angazhohen për ta realizuar.

Pritshmëritë që publiku shqiptar ka për reformën në drejtësi dhe për punën tuaj dhe kolegëve tuaj janë shumë të larta. Dhe kjo ndodh për shkak se ju dhe kolegët tuaj tashmë keni prodhuar rezultate për ta,” u shpreh VonHorn, duke shtuar se 29 punonjës të diplomuar janë gati për të kontribuar në forcimin e ndikimit të reformës.

Diplomatja e SHBA gjithashtu përmendi bashkëpunimin e rëndësishëm mes AMP-së dhe SPAK, duke theksuar se mbështetja për këtë bashkëpunim dhe për luftën kundër korrupsionit do të vazhdojë të jetë një prioritet i Shteteve të Bashkuara. Ajo nuk e shmangu as ngjarjen e dhunshme të pak ditëve më parë në Shkodër, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve për të garantuar rendin dhe sigurinë.

Reforma në drejtësi është e pakthyeshme, dhe unë e them këtë sepse Shtetet e Bashkuara e besojnë atë dhe besojnë te ju,” tha VonHorn, duke u shprehur se ky angazhim do të vazhdojë të mbetet një prioritet i rëndësishëm për partnerët ndërkombëtarë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...