6.5 C
Tiranë
Thursday, January 15, 2026
spot_img

“E pafajshme”! Chiara Ferragni shpallet e lirë nga akuzat për mashtrim bamirësie

Influencerja dhe sipërmarrësja italiane Chiara Ferragni është shpallur e pafajshme nga akuzat penale në një çështje mashtrimi me vlerë rreth 2 milionë euro, që lidhej me shitjen e ëmbëlsirave të Krishtlindjes dhe vezëve të Pashkëve, promovuar si bamirësi për fëmijët me kancer.

Një gjykatës në Milano vendosi të mërkurën se akuzat për mashtrim të rënduar ndaj Ferragni-t nuk janë të pranueshme për t’u shqyrtuar në gjykatë. Akuzat kishin të bënin me pretendimin se ajo kishte premtuar se të ardhurat nga shitja e një versioni të kufizuar të ëmbëlsirës së Krishtlindjes “pandoro”, do të dhuroheshin për një fondacion që mbështet fëmijët me kancer.

Prokuroria kishte kërkuar një dënim prej 20 muajsh burg për influenceren 38-vjeçare.

“Gjithçka që kemi bërë, e kemi bërë me mirëbesim. Asnjë prej nesh nuk ka përfituar personalisht,” deklaroi Ferragni në gjykatë në nëntor, duke pranuar se ishte bërë një “gabim në komunikim”.

Ferragni kishte bashkëpunuar me kompaninë italiane të ëmbëlsirave Balocco për të promovuar pandorot “Pink Christmas” gjatë viteve 2022 dhe 2023, si dhe më pas vezë çokollate për Pashkë. Fushata marketingu sugjeronte se të ardhurat do të shkonin për spitalin pediatrik Regina Margherita në Torino, për kërkime kundër kancerit, çka çoi në rritje të ndjeshme të shitjeve.

Skandali shpërtheu pasi një gazetar investigativ zbuloi se Balocco kishte bërë një donacion prej 50 mijë eurosh për spitalin përpara nisjes së bashkëpunimit dhe se Chiara kishte përfituar një pagesë komerciale prej 1 milion eurosh. Më vonë u bë e ditur se të ardhurat nga shitjet do t’i kalonin drejtpërdrejt kompanive të Ferragni-t dhe jo spitalit.

As Balocco, as spitali dhe as ish-bashkëshorti i saj, reperi Fedez, nuk u akuzuan penalisht. Megjithatë, perandoria multimilionëshe që çifti kishte ndërtuar – përfshirë emisione televizive, podkaste dhe marka mode – u trondit pas shpërthimit të skandalit.

Çështja, e njohur në Itali si “Pandorogate”, u kthye në një debat kombëtar dhe çoi në nisma ligjore për të rregulluar aktivitetin e influencerëve, të mbështetura nga kryeministrja Giorgia Meloni.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më kishte premtuar 500 mijë euro për Rinasin” – Konflikti i ashpër mes 4...

0
Një histori e komplikuar sentimentale dhe financiare ka nxjerrë në pah tensione mes katër personave të njohur në botën e krimit në Shqipëri: Talo...

Kufoma e një burri gjendet në plazhet e Qipros, autoritetet hetojnë lidhjen me biznesmenin...

0
Një trup i pajetë i një burri me identitet ende të panjohur është gjetur në një nga plazhet e Qipros, ndërsa autoritetet po hetojnë...

Vrasja e Pavlin Prekës/ Prokuroria zbardh motivin: “Refuzimi i babait për dorën e vajzës”

0
Hetimet e prokurorisë për vrasjen e Pavlin Prekës, e ndodhur më 26 shkurt të vitit të kaluar, tregojnë se nuk ka pasur konflikte të...

Tragjedi në Fier: 45-vjeçari ndërron jetë duke punuar në tokë

0
Një 45-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm teksa po punonte tokën në Levan, Fier. Banorët e zonës e gjetën në gjendje të rëndë...

Rripi i Gazës përballet me krizë humanitare: 24 të vdekur nga i ftohti ekstrem,...

0
Situata në Rripin e Gazës po përkeqësohet ndërsa i ftohti ekstrem ka marrë jetën e 24 personave, përfshirë 21 fëmijë, sipas autoriteteve lokale. Shtatë...