18.4 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

Ish-deputetja socialiste, tregon 48 orët e fundit që ka përjetuar në Dubai

Ish-deputetja socialiste, Esmeralda Shkjau, e cila prej tetë vitesh jeton dhe punon në Dubai në fushën e teknologjisë, ka folur për situatën e krijuar pas sulmeve të Iranit mbi Emiratet e Bashkuara Arabe, që sipas të dhënave zyrtare kanë shkaktuar 68 të plagosur dhe 3 viktima.

Në një intervistë për Top Channel, Shkjau përshkroi 48 orët e fundit si emocionalisht të vështira për banorët, por theksoi se jeta në qytet vijon në normalitet relativ.

“Fëmijët nuk kanë mundësi të shkojnë në shkollë, po zhvillojnë mësimin në distancë. Të gjitha qendrat tregtare, restorantet, korrierët – çdo gjë është normale. Ka pasur shumë goditje të përqendruara më së shumti në Emiratet e Bashkuara. Nga ana emocionale, natyrisht që jemi ndikuar. Nuk është e lehtë t’i shpjegosh fëmijës tënd çfarë po ndodh,” u shpreh ajo.

Sipas saj, banorët kanë dëgjuar shpërthime të forta, por dëmet nuk kanë prekur zonat rezidenciale. “Kemi parë fragmente të interceptimit ose neutralizimit të raketave, si re të vogla në qiell, por kaq,” tha Shkjau.

Autoritetet e Emirateve kanë njoftuar se deri më tani janë neutralizuar 148 dronë, 9 raketa balistike dhe 6 raketa cruise të telekomanduara. Sipas Shkjaut, ka pasur komunikime të vazhdueshme nga zyrtarët e lartë, përfshirë ministren Rimel Hashimi, ku është theksuar nevoja për ulje të tensioneve si prioritet kryesor.

Sa i përket transportit ajror, ajo bëri të ditur se kanë rifilluar 80 fluturime, ndërsa mbi 27 mijë udhëtarë janë në proces imbarkimi.

“Shpresoj që muaji i bekuar i Ramazanit të sjellë paqe dhe pjekuri, sepse kur humbasim qetësinë dhe na kap paniku, bëjmë edhe lëvizje të gabuara,” përfundoi ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...