Si çdo vit në prag të Pashkës, besimtarët ortodoksë dhe banorët e Zvërnecit janë mbledhur për të kremtuar të Premten e Madhe, duke marrë pjesë në ceremoninë tradicionale të Epitafit.
Me devocion dhe përkushtim, qytetarët kanë ndjekur procesionin simbolik, një nga momentet më të rëndësishme të kalendarit liturgjik ortodoks, që përkujton varrimin e Jezu Krishtit.
Ceremonia është zhvilluar në një atmosferë të qetë dhe solemne, e shoqëruar me lutje dhe rite fetare, ku besimtarët kanë shprehur respektin dhe besimin e tyre në këtë ditë të shenjtë.
Zvërneci vijon të mbetet një pikë e rëndësishme e kësaj tradite shpirtërore, duke ruajtur dhe përcjellë ndër vite vlerat dhe ritin e Epitafit si pjesë të trashëgimisë fetare dhe kulturore.






