19.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

E rëndë në Pejë/ Djali dyshohet se ka vrarë me thikë nënën e tij,nuk arrin dot të dëshmojë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e pasdites në Pejë, ku djali dyshohet se ka vrarë me thikë nënën e tij. Sahide Gashi, prokurore e rastit ka deklaruar se kanë siguruar dëshmitarë okularë të ngjarjes.

Prokurorja Gashi tha se kanë provuar të marrin në pyetje të dyshuarin, mirëpo nuk ka qenë në gjendje të flasë.

“Kemi dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitin e forenzikës ku janë izoluar të gjitha gjurmët, janë mbledhur të gjitha provat. Kemi urdhëruar autopsinë e të ndjerës, gjithashtu kemi siguruar autorë okularë të ngjarjes. Kemi provuar që të dyshuarin ta marrim në pyetje, mirëpo i njëjti nuk ka qenë në gjendje në prani të mbrojtësit, kështu që kemi urdhëruar që nesër në prezencën e psikologut dhe avokatit mbrojtës të provohet të merret deklarata e tij”, ka njoftuar prokurorja.

Prokurorja theksoi se falë reagimit të shpejtë të Policisë së Pejës, i dyshuari është arrestuar në mënyrë të mos i shkaktojë dikujt tjetër ndonjë dëm apo të lëndojë vetveten.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT