10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

“E vetmja pikë e dobët e imja në këtë shtëpi je ti”/ Luizi ka një kërkesë të veçantë për Kiarën: “Ta kërkoj me shpirt të jesh…

Luizi Ejlli është shprehur disa herë që në “Big Brother Vip” ka hyrë me synimin për të fituar. Mirëpo ky synim i tij ishte parësor deri në momentin që pa Kiara Titon brenda shtëpisë dhe “ra në dashuri”.

Edhe vetë këngëtari është shprehur se nëse do t’i duhet të zgjidhte midis lojës dhe Kiarës do të zgjidhte këtë të fundit. Së fundmi Luizi është ulur dhe ka biseduar me moderatoren, ku i ka thënë shumë qartë që tek ai është si “thembra e Akilit”.

Këngëtari madje i ka kërkuar Kiarës të distancohet nga debatet e banorëve të cilët po e përdorin për të sulmuar atë.

Luizi i kërkoi Kiarës që të sillet si Efi, që sipas tij, nuk ndikohet nga fjala e të tjerëve dhe vazhdon e qetë lojën e saj. Ai i tha Kiarës që mos të ndihet keq për asgjë, pasi nëse ajo nuk është mirë, ashtu do të ndihet edhe ai. Nga ana tjetër, Kiara tha se në këtë situatë ndihet keq dhe e vetme, kur ai e vë në siklet me disa situata.

“E vetmja pikë e dobët e imja në këtë shtëpi je ti. Nuk kam asnjë. Je thembra e Akilit, ose merre si të duash. E vetmja gjë që më bën të dal në ekstrem është nëse shikoj që je prekur, je cënuar ti. Ta kërkoj me shpirt të jesh e ftohtë, t’i injorosh dhe mos t’u kthesh përgjigje fare,”-ka shtuar Luizi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...