12.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Edhe tri seanca parlamentare me këtë përbërje të parlamentit/ Në shtator do të jetë parlamenti i ri

Kuvendi i Shqipërisë mbyll punimet më datë 9 korrik ndërkohë që pritet të ketë ende edhe tri seanca parlamentare me këtë përbërje të parlamentit.

Sipas kalendarit të punimeve në faqen e kuvendit seanca e radhës pritet të jetë më 24 qershor ndërsa një tjetër në fillim të muajit më 1 qershor. Në këto dy seanca sipas axhendës do të ketë raportime të institucioneve shtetërore të pavarura. Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare pritet që të raportojë për veprimtarinë e vitit 2020 në seancën e datës 1 korrik ndërkohë do të ketë edhe projektligje për hekurudhat.

Ndërkohë pritet që të ketë edhe një seancë tjetër që sipas burimeve nga kuvendi mund të jetë ditën e fundit që kuvendi mbyll punimet, më datë 9 korrik.

Data 9 korrik do të jetë kështu mundësia e fundit për shumë deputet të maxhorancës dhe opozitës së re që të mbajnë fjalime në një ndër institucionet më të rëndësishme shqiptare, aty ku bëhen ligje për rregullimin e jetës së shqiptarëve. Në shtator do të jetë parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT