Pas shfaqjes së një videoje ku Edi përdorte një fjalor të papërshtatshëm ndaj Sarës ndërsa Driloni dëgjonte, ai ka marrë kohë për të reflektuar dhe ka kërkuar ndjesë për sjelljen e tij. Në një bisedë të qetë mes tyre, Edi dhe Driloni u përpoqën t’i shpjegonin Sarës situatën dhe të sqaronin “të vërtetën” e asaj që kishte ndodhur.
Edi pranoi se nuk kishte asnjë arsye për të përdorur një gjuhë të tillë dhe kërkoi falje sinqerisht. Në bisedën e tyre, Edi iu drejtua Sarës me këto fjalë:
Edi: “Sara, a mund të të jap dorën për këtë gjë?”
Sara: “Urdhëro, për çfarë?”
Edi: “Për fjalën që ta thashë. Të kërkoj falje, të kërkoj ndjesë, sidoqoftë a ka qenë për ty. Klipi është klip, nuk ke çfarë bën. Të kërkoj falje për pjesën e fjalorit që kam përdorur ndaj teje. Kërkoj shumë ndjesë. Nuk kam pasur arsye për me ta shpreh atë fjalorin. Kaq.