27.1 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Norvegjia përfshihet nga një skandal i madh abuzimi seksual: Gjinekologu akuzohet për për*dhunimin e 87 grave

Norvegjia është tronditur nga një rast abuzimi seksual masiv, i përshkruar si skandali më i rëndë i këtij lloji në historinë e vendit. Gjinekologu Arne Bye, 55 vjeç, po përballet me gjyq për një seri akuzash që përfshijnë përdhunimin e dhjetëra grave gjatë një periudhe 20-vjeçare.

Sipas Daily Mail, Bye, i cili ka punuar për shumë vite në një klinikë komunale në qytetin e vogël Frosta, akuzohet për përdhunimin e 87 grave dhe regjistrimin në video të sulmeve seksuale, të cilat ndodhën në klinikën e tij dhe në shtëpitë e viktimave.

Gjinekologu përballet gjithashtu me akuza për shpërdorim të pozicionit të tij për të arritur kontakte seksuale me gjithsej 94 gra, përfshirë edhe dy vajza të mitura. Viktima e tij më e madhe ishte 67 vjeç, ndërsa viktimat më të reja ishin vetëm 14 dhe 15 vjeç.

Në një zhvillim tronditës, policia ka sekuestruar më shumë se 6000 orë filmime, shumica prej të cilave përfshijnë ekzaminime gjinekologjike të regjistruara pa dijeninë e pacientëve. Bye është deklaruar fajtor për tre akuza për përdhunim dhe 35 akuza për shpërdorim të pozitës, dhe nëse shpallet fajtor për të gjitha akuzat, mund të dënohet me deri në 21 vjet burg.

Sipas aktakuzës, Bye dyshohet se ka përdorur gjatë ekzaminimeve objekte të tilla si deodorantë, shishe dhe objekte cilindrike të paidentifikuara, pa ndonjë arsye mjekësore, duke abuzuar në mënyrë sistematike me besimin e pacientëve të tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...