12.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Edi Paloka: “Ndërkombëtarët nuk do ta largojnë Ramën, vendimtare është ajo që ndodh brenda Shqipërisë”

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, mohoi kategorikisht idenë se ndërkombëtarët mund të ndërhyjnë për të larguar kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se përplasjet dhe zgjidhjet duhet të vijojnë nga brenda vendit.

Në një dalje televizive, Paloka theksoi se mbështetja e jashtme, përfshirë SHBA-të, nuk është faktor vendimtar për ndryshimet politike në Shqipëri. “Nëse dikush mendon se do vijnë ata nga jashtë dhe do na e zgjidhin problemin, ta harrojnë. Për mua, ndërkombëtarët, të paktën SHBA, e kanë luajtur këtë rol. Mos dëgjojmë këto përrallat e Ramës për vizitën e Ivanka Trump. Nuk ka ndryshuar asgjë me administratën e Trump”, tha Paloka.

Ai shtoi se fokus i rëndësishëm mbetet brenda vendit, duke shtuar se situata politike e kryeministrit është e ndërlikuar: “Rama është kryeministër pa urimin e SHBA-ve. Çdo javë i është kujtuar nga ambasada e SHBA, e cila kohët e fundit ka folur hapur për çështjet e vendit, përfshirë fenomenin e narkoshtetit dhe ikjen e qytetarëve. Qëndrimi i SHBA është i qartë.”

Paloka gjithashtu theksoi se zhvillimet e fundit, përfshirë ngjarjet në Izrael dhe debatet parlamentare, tregojnë se kryeministri Rama po përballet me sfida të mëdha brenda vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...

Albana Vokshi në Asamblenë e Këshillit të Evropës: “Mos-raportimi mbi të drejtat sociale është...

0
Deputetja e PD dhe zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, ngriti sot shqetësimin e fortë për Shqipërinë dhe dy shtete të tjera që nuk...