12.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Edi Paloka: “Rama nuk ikën ndryshe veçse me protesta dhe me forcë”

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, komentoi gjatë një interviste televizive protestën e 24 janarit, duke e cilësuar si një përballje të veçantë për shkak të pjesëmarrjes së shumicës së të rinjve mbështetës të PD, të cilët sipas tij shprehën zemërimin e tyre ndaj qeverisë.

Paloka theksoi se kjo është forma e protestës që opozita duhet të vijojë edhe më 10 shkurt. “Qëllimi kryesor i protestës e kemi deklaruar tashmë: është tregimi i forcës përmes pjesëmarrjes”, tha ai, duke shtuar se pjesëmarrësit treguan guxim dhe vendosmëri në një situatë ku, sipas tij, kryeministri Rama ndodhet “mes zjarreve” dhe nën presion të brendshëm dhe të jashtëm.

Deputeti akuzoi qeverinë për përdorim të panevojshëm të dhunës gjatë protestës, të cilën e përshkroi si shenjë frike dhe jo arrogance: “Përdorimi i dhunës në mënyrë të panevojshme ishte më shumë një tregues i frikës sesa i forcës dhe kjo lidhet me situatën ku është qeveria dhe vetë Rama sot.”

Paloka theksoi se opozita ka shtrirë dorën tek qytetarët, duke theksuar se betejat politike nuk janë vetëm të PD-së, por të gjithë shqiptarëve: “Kur ballafaqohen me problemet e përditshme, jeta është bërë e padurueshme dhe në këtë aspekt ju kemi shtrirë dorën. Protestat nuk bëhen për ne, për Berishën, apo për deputetët, bëhen për ju, ndaj duhet të vini në protestë.”

Ai vuri në dukje ndryshimin kryesor të protestës së fundit krahasuar me të shkuarat: pjesëmarrja aktive dhe guximi i të rinjve, të cilët sipas tij nuk u frikësuan dhe shprehën revoltën e tyre ndaj situatës aktuale politike. “Rama nuk njeh formë tjetër veç forcës. Forca tregohet jo vetëm me dhunë, por edhe kur flitet për revoltë. Pashë shpirtin dhe zemërimin tek të rinjtë, ai ishte kulmi i protestës,” përfundoi Paloka.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...

Albana Vokshi në Asamblenë e Këshillit të Evropës: “Mos-raportimi mbi të drejtat sociale është...

0
Deputetja e PD dhe zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, ngriti sot shqetësimin e fortë për Shqipërinë dhe dy shtete të tjera që nuk...