6.5 C
Tiranë
Thursday, December 11, 2025
spot_img

Edi Rama i vendosur: Nëse nuk kemi dakordësi, kreun e shtetit e zgjedhim vetë!

Kryeministri Edi Rama tha se po negociohet me opozitën për emrin e Presidentit të ri por në rast se nuk gjendet gjuha e përbashkët atëherë emri i kreut të ri të shtetit vendoset nga votat e shumicës.

Gjatë deklaratës për mediat, Rama solli në vëmendje shembullin kur PD-ja ishte në pushtet dhe zgjodhi në mënyrë të njëanshme presidentin e asokohe.

“Për çfarë arsye duhet të dorëzojë PS të drejtën për të marrë pjesë në këtë proces dhe t’ia kalojë këtë të drejtë kujt? Se ne nuk po dimë kë kemi në anën tjetër kemi lloj-loj copash dhe cikash. Ku qëndron logjika në këtë. Ne e kemi kaluar këtë proces kur ishim në opozitë. Një herë kur ne kishim numra mjaftueshëm për të bllokuar 84 votat dhe një herë tjetër kur ne nuk kishim numrat. PD kishte numrat për të zgjedhur presidentin dhe ne jemi ulur në tryezë dhe bëmë përpjekjen tonë, por shumica e asaj kohe nuk na pyeti dhe zgjodhi presidentin nga radhët e partisë së saj.

Duhet të përpiqemi të gjejmë konsensus me opozitën dhe të biem në dakordësi për një emër që mund të jetë një emër i përbashkët, në rast se nuk bien dakord për emrin e presidentit të ri atëherë gjithçka vendoset me votë. Nuk e kuptoj logjikën që duan ta vendosin këta”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Gjekmarkaj kritikon buxhetin e 2026: “Një buxhet i porositur për monopole, jo për qytetarët”

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, mbajti sot një fjalim të gjatë në Kuvend duke kritikuar ashpër projektbuxhetin e vitit 2026. Ai e quajti...

Braçe: Ligji për koncesionet dhe PPP, një hap për transparencë dhe konkurrencë

0
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, vlerësoi sot nga foltorja e Kuvendit projektligjin “Për koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat” si një instrument të rëndësishëm...

Balla kundërpërgjigjet ashpër Shehajt: “Shko merre me Lulin, unë nuk jam problemi yt”

0
Gjatë një replike të nxehtë në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i është kundërpërgjigjur ashpër deputetit të opozitës, Agron Shehaj,...

Berisha akuzon Ramën: “Nuk guxon të vijë në parlament për shkak të dosjes së...

0
Gjatë një replikë të tensionuar në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shmang paraqitjen për interpelanca dhe...

Klodian Braho, drejtuesi i ri i SPAK – Profili i plotë i prokurorit që...

0
Pas një dëgjese maratonë prej 7 orësh në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, anëtarët e KLP-së vendosën me 7 vota që drejtimin e Prokurorisë...