17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Edi Rama iu drejtua me një mesazh kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha/ “Lulzim Basha dhe PD bënë fushatën më të mirë në…

Në fjalimin e tij të fitores, Kryeministri Edi Rama iu drejtua me një mesazh kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke i thënë se ai dhe parti e tij janë opozita e vetme e PS.

Rama i shtriu dorën e bashkëpunimit Bashës apo kujtdo që do të drejtojë PD katër vitet e ardhshme, duke thënë se dëshiron të jetë kryeministër i socialistëve dhe demokratëve, atyre që e votuan, por edhe i atyre që nuk e votuan.

“Lulzim Basha dhe PD bënë fushatën më të mirë në historinë e humbjeve të tyre. Ata ishin më skuadër se në të gjitha herët e tjera dhe përtej ndonjë eksesi tradicional, gjëra që e dëmtuan dhe dëmtojnë forcën e tyre, demokratët ishin kundërshtarët jo aq të lehtë këtë herë, që meritojnë respektin tonë. U them atyre sinqerisht se më shumë se kaq nuk bënin dot, madje bënë më shumë seç mund të bënin normalisht. Sepse të mundësh PS, është po aq e pamundur se të mundësh Milanin, Interein e Barcelonën. Nuk po flas për Juventusin, sepse ky ishte viti ekskluziv i socialistëve. Mesazhi im i sinqertë për Bashën është ky: prano humbjen me dinjitet, se nuk bëre dot sa deshe, por bëre sa munde. Mospranimi i në kohën e duhur i kësaj humbje aspak turpëruese, e zmadhon përmasën e humbjes që PD arriti të dielën përballë PS. Miq demokratë, ne jemi më të mirët, ju jeni më të mirët pas nesh. Ky është fakt. Nuk më takon mua dhe nuk është përgjegjësia dhe e drejta jonë të vendosni si do ta lexoni ju rezultatin. Nëse do jetë apo jo Basha që do drejtojë PD, kjo është puna juaj, por me apo pa Lulzim bashën, ne kemi të qartë që opozita jonë e vetme është PD. Ne i shtrijmë dorën e një bashkëpunimi të sinqertë, konkret, demokratik, pa asnjë paragjykim a kufizim, PD. Unë dua të jem kryeministri i gjithë shqiptarëve, jo vetëm i atyre që më dhanë mandatin e tretë. Duam të jem edhe i demokratëve, jo vetëm i socialistëve, unë dua që Shqipëria të ngjitet në majën, ku Zoti e deshi”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...