12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Edi Rama nga Gjirokastra: “Shqipëria po ndryshon çdo ditë – jemi kthyer në një vend të respektuar”

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në Gjirokastër, theksoi se Shqipëria po ndryshon çdo ditë, duke nënvizuar rolin e investimeve dhe kthimin e shumë emigrantëve në vendlindje. Ai vlerësoi gratë si shtyllë mbështetëse të këtij transformimi dhe u shpreh:

“Gratë janë mbështetja jonë. Shqipëria reale ndryshon çdo ditë. Kjo Shqipëria është një Shqipëri që sot është krejt tjetër. Shumëkush që ishte nisur për Greqi dhe as nuk e mendonte se do kthente sytë nga këto vende, të mendojë dhe të kthehet të investojë.”

Rama tha gjithashtu se imazhi ndërkombëtar i Shqipërisë ka ndryshuar rrënjësisht, duke përmendur Samitin e 16 majit që do të mbahet në Tiranë:

“Në 11 maj kemi zgjedhjet dhe në 16 maj do të presim te Skënderbeu udhëheqësit e të gjithë kontinentit. Nga Londra në Ankara, për Samitin e Europës Politike. E imagjinonin që të ndodhte kjo? Kush e ka imagjinuar ka qenë pak i çmendur, por jo çyryk.”

Në këtë kontekst, ai bëri thirrje për besim në zhvillimet pozitive që po ndodhin në vend dhe angazhim të vazhdueshëm për progresin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...