9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

“Edi Rama nuk shkon vetëm e vetëm se nuk shkon Aleksandar Vuçiç”/ Berisha: “Përsëri po rreshtohemi nga një njeri në anën e kundërt të historisë”

Kreu i PD Sali Berisha ka komentuar sot qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj samitit që mbahet në Bruksel nesër, ku paraprakisht ka lënë të hapur mundësinë e bojkotit.

Berisha teksa bëri një përmbledhje të suksese në kohën kur ai ishte në pushtet, tha se gjithçka ndaloi kur erdhi Edi Rama.

Teksa i referohet paralajmërimit të Ramës, për të mos marrë pjesë në samitin e BE, Berisha u shpreh se kjo që po ndodh këto ditë, është formë e përsëritjes së asaj që ndodhi në vitet 1944-1945, duke u kthyer në anën e kundërt të historisë.

Sipas Berishës, Rama dje shpalli ndryshimin e drejtimit dhe mes Brukselit dhe Beogradit zgjodhi Beogradin, zgjodhi Ballkanin ruso-serb.

Në këtë rrugë u arrit jo pa vështirësi anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, u arrit në përputhje me standardet e kërkuara marrja e statusit kandidat. Gjithçka ndaloi pas marrjes së këtij statusi gjatë këtyre viteve të qeverisës së Edi Ramës.

Standardet e arritura u shpërbenë dhe e vërteta është që në mënyrë të përsëritur mendoje se ky njeri nuk ka asnjë interes për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Edi Rama paralajmëroi që do ndryshojë drejtimin. Faktikisht dje shpalli ndryshimin e drejtimit. Mes Brukselit dhe Beogradit zgjodhi Beogradin. Zgjodhi Ballkanin ruso-serb. Sikur këtu të mos ishte një popull që ka aspiratat më të larta për integrimin europian. Sikur këtu të mos ishte një popull që ka sakrifikuar më shumë ndoshta se çdo komb tjetër për të ruajtur demokracinë e tij, vokacionin e tij perëndimor. U nis turist pasi shpalli se atje nuk kemi pse shkojmë.

Një ftesë në një moment historik. Samiti që mblidhet më 23-24 qershor në Bruksel është historik sepse aty i ofrohet një vendi në luftë, por që po lufton për Europën, për lirinë, statusi kandidat dhe sfidohet haptas agresori rus. Ky moment historik do ishte një nderim i madh për shqiptarët, të përfaqësoheshin aty. Çfarë është bojkoti? Bojkoti i këtij akti është haptas përçmim ndaj tij, disaprovim ndaj këtij akti, është haptas rreshtim në krahun tjetër. Vuçiç mund të mos shkonte sepse ai nuk zbaton sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.

Po Edi Rama? Nuk shkon vetëm e vetëm se nuk shkon Aleksandar Vuçiç, vasal i hapur i tij, preteksti se vetoja bullgare ka bllokuar. Vërtetë ka bllokuar, por është në zgjidhje. Për zgjidhjen e vetos bullgare u mblodhën më të mëdhenjtë e Europës dhe i dhanë një zgjidhje jo ideale, por të sigurt.

E cila mund të mos sjellë rezultatin në këtë samit, por e ka të sigurt rezultatin në samitin tjetër. Komisioni Europian dhe vendet anëtare të BE i kanë dhënë Shqipërisë ndihmën më të madhe financiare të gjithanshme që vendi ka njohur në ekzistencën e tij.

Kjo që po ndodh këto ditë është formë përsëritje e asaj që ndodhi në vitet 44-45, në kuptimin të rreshtimit në ato vite ne u rreshtuam në anën e kundërt të historisë. ne përsëri po rreshtohemi nga një njeri në anën e kundërt të historisë”, tha Berisha.

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...