34.7 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Bojkoti i samitit të BE-së/ Berisha reagon ashpër: “Kurrë ndonjëherë fati ynë nuk ka qenë më larg duarve tona se sa këtë herë”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër sot pas bojkotit të pritshëm që do ti bëjë Tirana zyrtare samitit të BE-së ditën e nesërme në Bruksel.

 Berisha ka deklaruar sot se me vendimin per te bojkotuar samitin e lidereve te BE-se, ka shpallur ndryshimin e drejtimit per vendin dhe ka zgjedhur “Ballkanin ruso-serb”.

“Në këtë proces të pranimit nga Edi Rama të hegjemonisë serbe në rajon u formua aleanca trilaterale me Jugosjallinë e vjetër plus Shqipërinë se Kosovën e konsideron pjesë të territorit të Serbisë. Në këtë proces u konsoliduan lidhjet jo vetëm me Beogradin, por edhe me Moskën. Ky process solli një përçarje dhe luftë të ftohtë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ky process solli atë të cilën asnjë shqiptar që ëndërron, apo që sheh sit ë ardhmen më të mirë të vendit të tij dhe të fëmijëve të tij bë BE, nuk mund ta imagjinonte. Ndodhi që një aventuries, vasal pa interesa vendi dhe interesa kombëtare të deklarojë dje se refuzoj ftesën dhe nuk kam pse shkoj në Bruksel. Ky vendim merret në Beograd dhe shpall. Kurse ky (Rama) e thotë çfarë vendos padroni. Kurrë ndonjëherë fati ynë nuk ka qenë më larg duarve tona se sa këtë herë.

Kjo tregon se aleanca trilaterale Beograd, Tiranë, Shkup është absolutisht pro ruse dhe është anti Bashkim Evropian.

Rama paralajmëroi që do ndryshojë drejtimin dhe dje ai shpalli ndryshimin e drejtimit, ai midis Brukselit dhe Beogradit zgjodhi Beogradin, mes procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur ruso serb, zgjodhi Ballkanin ruso serb. Sikur këtu të mos ishte një popull që ka aspiratat më të larta për integrimin evropian”,tha Berisha.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...