11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Edi Rama për 100-vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut: “Skënderbeu hodhi farën e shtetit dhe pagëzoi identitetin tonë europian”

Kryeministri Edi Rama mbajti sot fjalën e tij me rastin e 100-vjetorit të Urdhrit të Skënderbeut, duke theksuar rëndësinë historike dhe simbolike të figurës së Gjergj Kastriotit për shqiptarët.

Rama u shpreh se Skënderbeu “hodhi farën e shtetit në tokën e lirisë dhe pagëzoi identitetin tonë europian”, duke nënvizuar se emri i tij vazhdon të bashkojë shqiptarët edhe një shekull pas krijimit të këtij urdhri nderi.

Ai kujtoi dhjetorin e vitit 1925, kur Shqipëria sapo kishte dalë nga “dy tërmete historike” dhe Republika e re synonte të afirmohej si pjesë e Europës, duke adoptuar sistemet e medaljeve dhe urdhrave të meritës. Rama theksoi se Urdhri i Skënderbeut u krijua si një vlerësim i meritës dhe jo si shpërblim monetar, duke e quajtur këtë “një masë graniti në themelet e shtetit të ri”.

Në fjalën e tij, Rama tha:

“Në çdo kthesë të historisë ku shqiptarët janë mbledhur për të venë një gur të ri në rrugën e gjatë të përpjekjes kombëtare apo për të ngritur një shtyllë të re të shtetësisë sonë i kanë kthyer sytë me vetëdije apo pavetëdije nga figura që qëndron në zemrës sonë, Gjergj K S. hodhi farën e shtetit në tokën e lirisë, zgjodhi luftën e drejtë në një epokë të fundosur në padrejtësi. Pagëzoi identitetin tonë kombëtar dhe përkatësinë tonë europiane. Ashtu siç shkruan Kadare, një emër Gjergj e kish si diellin, tjetrin si Hënën. Emri i tij na mbledh sërish këtu 100 vjet pas urdhrit të Skënderbeut.”

Dëshiron të bëjmë një të tillë?

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trump: “Çdo objektiv ushtarak në ishullin Kharg u shkatërrua”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “çdo objektiv ushtarak” në ishullin Kharg u shënjestrua dhe u shkatërrua. Ky ishull është thelbësor...

Inteligjenca artificiale në luftë: Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli përdorin AI për operacione kundër...

0
Inteligjenca artificiale po përdoret në një shkallë të paparë në operacionet ushtarake të Shtetet e Bashkuara dhe Izrael kundër Iran, duke shënuar një fazë...

BE shtyn rregullat e reja për inteligjencën artificiale deri në vitin 2027

0
Vendet anëtare të Bashkimi Evropian po planifikojnë të zbatojnë rregulla më të rrepta për ofruesit e inteligjencës artificiale shumë më vonë nga sa ishte...

Ambrozia Meta: “Rama më tha në korridor: ‘Je e përjashtuar përgjithmonë nga konferencat’”

0
Tensionet mes Kryeministrit Edi Rama dhe gazetarëve janë rikthyer sërish në qendër të debatit publik, pas incidentit të ndodhur gjatë një konference për shtyp...

Adrola Dushi për lidhjen me Capital T: “Janë bërë disa vite që jemi bashkë,...

0
E ftuar në një studio televizive, modelja Adrola Dushi ndau disa detaje nga jeta e saj personale, duke folur për lidhjen me këngëtarin Capital...