10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Edi Rama për RAI3: Ja pse pranuam marrëveshjen me Italinë për emigrantët dhe refuzuam vendet e tjera

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se ka refuzuar kërkesa nga vende të tjera për të nënshkruar marrëveshje për ngritjen e qendrave të emigrantëve. Ai e konsideroi të pakuptimtë që të pranojë një marrëveshje të ngjashme me Britaninë e Madhe, duke ripërsëritur arsyet e vendimit për pranimin e një marrëveshjeje me Italinë.

Në lidhje me propozimet për të ngritur qendra pritjeje për emigrantë në Kosovë, Kryeministri mohoi kërkesat e tilla, por u shpreh se ishte në dijeni të bisedimeve që kishte nisur mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Danimarkës, megjithatë nuk kishte informacion mbi zhvillimet e fundit të këtyre bisedimeve.

Gjithashtu, Kryeministri u pyet lidhur me çështjen e Bechettit dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare për të cilin Shqipëria nuk pranon të paguajë 135 milionë euro. Rama e cilësoi Bechettin si një kriminel, duke përmendur edhe procesin gjyqësor në Belgjikë, por refuzoi të japë më shumë detaje për shkak të statusit të çështjes në gjykim.

Në pyetjen se si do të ndiheshin nëse emigrantët shqiptarë do të shkonin në vende si Tunizia apo Egjipti, Rama tha se nuk është e njëjta situatë dhe shtoi se kjo çështje kërkon një qasje të përbashkët nga të gjitha forcat politike. Ai gjithashtu shtoi se Shqipëria nuk mund të zgjidhë vetëm këtë problem dhe nevojitet një përpjekje e përbashkët për të gjetur zgjidhje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...