10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Edi Rama: PS është e vetmja forcë historike që mund të realizojë procesin e Integrimit në BE

Në mbledhjen e grupit të PS, Kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësinë e komisionit Antikorrupsion dhe procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai ka afirmuar se Partia Socialiste është e vetmja forcë historike në vend që mund të kuptojë dhe të transmetojë nevojat për këto procese. Rama ka shtuar se për çdo forcë tjetër në vend, ky proces është objektivisht i pamundur, duke theksuar nevojën për aftësi dhe përvojë për të arritur sukses në këtë drejtim të rëndësishëm për vendin.

Shqipëria ka një administratë publike, që ka një pjesë të bardhë, por ka edhe një pjesë të zezë, ku fatmirësisht sot arrin të merret drejtësia, përfitoj nga rasti të falenderoj dhe të inkurajoj prokurorët e SPAK dhe me shpresë edhe të tjerë në prokuroritë e zakonshme që të bëjnë gjithçka që munden që ta zvogëlojnë përditë atë pjesën e zezë që është një turp kombëtar, turp shtetëror, turp popullor, turp për të gjithë.Ka vetëm, një institucion ku mund të kërkohet llogari, Kuvendi i Shqipërisë. Mbi ç’bazë Kuvendi mund ta kërkojë llogarinë për paraqitjen e Shqipërisë në këtë ndeshje që zgjat disa vite? Mbi ç’bazë? Më the të thashë! Dua apo nuk dua unë? Këtë duhet të bëjë ky proces. Në fund farë ky proces duhet ti japë Kuvendit një plan, një udhërrëfyes të kalendarizuar, se nga një anë dihet se cfarë masash duhen marrë, nga ana tjetër dihet se cili duhet të bëjë cfarë, por ajo që nuk dihet është si dhe kur? Këtë duhet ta bëjmë ne.

Ne duhet ta rrisim shpejtësinë e progresit, progresi i bërë është e rëndësishëm të kuptohet dhe të përqafohet nga të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë skuadër kombëtare. Nuk duhet në asnjë mënyrë të lejojmë që ky proces të jetë i pakoordinuar mes të gjithë përbërësve të kësaj skuadre. Në fund të ditës ne jemi një skuadër. Nevoja për të pasur uniformitet si një skuadër që di kush janë objektivat, strategjia, taktika, pozicioni i secilit, mund të bëhet e plotë vetëm përmes bashkëveprimit.

Nëse shohim diagnozën shohim ca është bërë në Shqipëri këto vite kundër korrupsionit, ashtu sikurse shohim çfarë duhet bërë për të garantuar një shtet i cili është edhe një mekanizëm i harmonizuar antikorrupsion, vetë shteti, në mënyrë që antikorrupsioni të jetë i shtrirë në segmentet e funksionimit të shtetit.

I takon të tjerëve të ngrenë zërin, të tundin këmbën dhe të kapen pas cdo rasti që u jepet që të shfaqen, kjo nuk është puna jonë, puna jonë është të shtyjmë përpara këtë proces.

Nuk është aspak rastësi emri që i kemi vënë komisionit, kohë më parë se të shpjegonim. Për të ardhur tek komisioni ne kemi pasur një proces

Shqipëria ka një administratë publike, që ka një pjesë të bardhë, por ka edhe një pjesë të zezë, ku fatmirësisht sot arrin të merret drejtësia, përfitoj nga rasti të falenderoj dhe të inkurajoj prokurorët e SPAK dhe me shpresë edhe të tjerë në prokuroritë e zakonshme që të bëjnë gjithçka që munden që ta zvogëlojnë përditë atë pjesën e zezë që është një turp kombëtar, turp shtetëror, turp popullor, turp për të gjithë. Ama pjesa e bardhë e administratës nuk është opinion, unë kam pasur pagjumësi kur ka nisur procesi i diagnistimit, nga ideja që administrata, sepse në këtë proces është përfshirë një numër i madh punonjësish, ekspertësh drejtuesish të administratës, 1746 persona që nuk kanë shkuar në Bruksel se i kemi zgjedhur ne, por për shkak të pozitës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...

Përmbytje tragjike në Kenia, 62 viktima mes tyre 8 fëmijë

0
Të paktën 62 persona, mes tyre edhe tetë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që goditën Nairobi dhe...

Pas arrestimit të Gjesti-t, reagon pronari i “Onima”: “Shqiponja nuk kap miza”

0
Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave se ka kanosur kompaninë muzikore Onima, ka ardhur edhe reagimi i parë nga pala tjetër...

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...

Trump kërcënon Iranin: “Mund ta godasim sërish ishullin Kharg”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme të tjera ndaj qendrës kryesore të eksportit të naftës së Iranit,...