18.7 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Debat i fortë në PD: Kërkesa për shkarkimin e Flutura Açkës nuk pranon miratimin e Gazment Bardhit

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike (PD) sot, disa deputetë kanë kërkuar shkarkimin e Kryetares së Komisionit të Arsimit dhe Medias, Flutura Açka, me argumentin se ajo nuk përfaqëson në mënyrë adekuate interesat e grupit parlamentar dhe pengon punën e deputetëve të opozitës. Deputetët kanë ngritur shqetësime se Açka ndërmerr më shumë aksione kundër opozitës sesa kundër qeverisë dhe ministrave të saj të korruptuar.

Kritikat e Deputetëve ndaj Flutura Açkës

Sipas burimeve, deputetët kanë argumentuar se Açka:

– Nuk përmbush rolin e opozitës.
– Nuk vepron në përputhje me vendimet e grupit parlamentar.
– Pengon nismat opozitare në Komision.
– Nuk reagon ndaj sulmeve të Edi Ramës ndaj medias.
– Nuk pranon kërkesat për të thirrur në dëgjesë Ministrinë e Arsimit.
– Nuk bashkëpunon për të mbajtur përgjegjëse Ministrinë e Kulturës për gjendjen e institucioneve të trashëgimisë kulturore.
– Pengoi votimin e kërkesës së opozitës për trajtimin në Komision të sjelljes së Edi Ramës ndaj drejtuesve të emisionit Rai 3.
– Nuk ka asnjë qëndrim për çështjet e mbuluara nga komisioni.
– Nuk është prezentë në 80% të mbledhjeve të Komisionit.

Qëndrimi i Gazment Bardhit

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka kundërshtuar propozimin për shkarkimin e Açkës.

Mirëkuptoj faktin e shqetësimit që ngritën kolegët këtu që Flutura është aty me besimin e grupit parlamentar, është propozim i grupit. Po ai është pozicion për grupin parlamentar të PD. Mirëpo përpara se ne të hedhim një hap, duhet të bëjmë gjithçka që çdo deputet i PD të angazhohet më shumë në aksionin opozitar në Parlament.

Nuk dua të them që i vë në dyshim vërtetësinë e tyre, por më duhet të vlerësoj më në detaje shkaqet që u ngritën këtu. Prandaj nuk mendoj se duhet të bëjmë ndonjë propozim për shkarkim në këtë moment. Kryetari i Partisë të hënën, por edhe kryesia e partisë, folën për dorën e shtrirë të bashkimit me këdo që deri me sot ka menduar ndryshe nga ne. Nuk mendoj që grupi ynë parlamentar duhet të ketë një qëndrim të kundërt me këtë.

Pra dorë e shtrirë, jo përjashtim, jo hatërmbetje, jo shkarkime. Më mirëkuptoni, por nuk mund ta pranoj propozimin tuaj. Mund ti kthehemi kësaj teme ndoshta në ndonjë mbledhje tjetër”, tha Bardhi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...