19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Edi Rama sfidon kritikët: Reforma në drejtësi mbështetur vetëm nga ne, kërkojmë prova për akuzat ndaj Veliajt

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj kritikëve të qeverisë dhe reformës në drejtësi, duke i cilësuar debatet mediatike si “rrugaçëri” dhe “shpifje të ngritura në piedestal”. Ai theksoi se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike në rajon që ka mbështetur reformën në drejtësi për pesë vite rresht, pa bërë asnjë lloj kompromisi.

“Në ato udhëkryqe të kanaleve të mbrëmjes, sfidoj këdo të gjejë një tjetër forcë politike në Evropën ish-Lindore që ka mbështetur reformën në drejtësi pa asnjë hezitim. Ne kemi lënë boshllëk në panoramën e zhvillimeve, por kurrsesi në mbështetjen e drejtësisë së re,” u shpreh Rama.

Lidhur me akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshortes së tij për blerje luksoze me vlerë 980 mijë euro për fustane dhe bizhuteri, Rama i cilësoi si sulme të paargumentuara dhe të motivuara politikisht.

Nëse Erioni dhe e shoqja kanë blerë 980 mijë euro fustane dhe bizhuteri, atëherë s’kemi çfarë diskutojmë. Por ne kemi të drejtën të kërkojmë prova dhe të themi që hedhja e kësaj shifre në mexhelis është e qëllimshme,” theksoi Rama.

Deklaratat e tij vijnë në një moment të tensionuar politik, ndërsa opozita dhe media kanë ngritur shqetësime për transparencën e funksionarëve publikë dhe për luftën kundër korrupsionit në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...