10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Edmond Panariti: “Buxheti i Bujqësisë për vitin e ardhshëm, thellon rrënimin e saj dhe përshpejton zbrazjen e vendit”

Anëtari i Kryesisë së Partisë së Lirisë, Edmond Panariti në një deklaratë për mediat ngriti shqetësimin e buxhetit për bujqësinë, që sipas tij është i pamjaftueshëm dhe diskriminues.

Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se duhet ti bëjmë presion qeverisë që të trefishojë fondet për bujqësinë dhe fshatin.

Shqipëria u shpreh Panariti është kthyer në një kosh të produkteve të importit. Ndërsa bëri thirrje që qytetarët t’i bashkohen nesër protestës për ti thënë jo rrënimit të bujqësisë dhe zbrazjes së Shqipërisë.

“Buxheti i Bujqësisë për vitin e ardhshëm, thellon rrënimin e Bujqësisë dhe përshpejton zbrazjen e vendit.

Me kaq para të këtij buxheti mjeran fermeri nuk mund ta kultivojë tokën, nuk mund të mbajë bagëti dhe nuk mund as të jetojë e mbijetojë.

Atij thjesht i kërkohet të largohet, ai ftohet të braktisë tokën, vendlindjen, atdheun.

Nëse nuk e bën, atëherë ai kërcënohet të taksohet për tokën të cilën nuk mund ta punojë, dhe nuk mund të prodhojë.

Ky nuk është largim, por shpërngulje e detyruar.

Nga një fuqi rajonale prodhimi dhe e eksportit të prodhimeve bujqësore, vëndi po shndërrohet në një kosh depozitash prodhimesh bujqësore të importit.

Për ti thënë ndal rrënimit të Bujqësisë, braktisjes së saj dhe zbrazjes së vëndit, të gjithë fermerët, prodhuesit agropërpunuesit ti bashkohen protestës së opozitës dhe qytetarëve këtë të shtunë më 12 Nëntor”, tha Panariti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...