16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Edon Zhegrova drejt largimit nga Lille – Klubi kërkon të paktën 20 milionë euro

Situata mes Edon Zhegrovës dhe LOSC Lille është tensionuar ndjeshëm, ndërsa mesfushori kosovar ndodhet praktikisht jashtë planeve të klubit francez.

Sipas L’Équipe, Zhegrova, i cili iu bashkua Lille në janar të vitit 2022 dhe ka kontratë deri në vitin 2026, nuk është më pjesë e stërvitjeve të grupit dhe ka shprehur qartë dëshirën për t’u larguar. Problemet nisën pas një dëmtimi në muskujt aduktorë, i cili kërkoi ndërhyrje kirurgjikale dhe vonoi rikthimin e tij në fushë.

Megjithëse në fillim të vitit Napoli ofroi mbi 20 milionë euro, drejtuesit e Lille vendosën ta mbajnë, duke besuar në rikuperimin e tij. Klubi i ofroi edhe një zgjatje kontrate, por Zhegrova e refuzoi këtë propozim. Prej asaj kohe ai stërvitet veçmas dhe nuk është përfshirë më në ndeshje zyrtare.

Presidenti i klubit, Olivier Létang, ka vendosur se Zhegrova nuk do të largohet pa kompensim, duke kërkuar të paktën 20 milionë euro nga çdo transferim i mundshëm.

E ardhmja e lojtarit mbetet e pasigurt, ndërsa pritet që javët në vijim të jenë vendimtare për të ardhmen e tij në këtë merkato verore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...