19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Eduard Shalsi: Vendi ka nevojë për opozitë, mazhoranca ka mbështetur SPAK-un e prova

Deputeti dhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi, ka shprehur nevojën për një opozitë të shëndetshme në Shqipëri, duke thënë se ky rol bëhet akoma më i rëndësishëm kur mungon një opozitë e tillë. Ai theksoi se mazhoranca ka mbështetur Strukturën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) dhe e ka ndihmuar që të ushtronte funksionet e saj.

Shalsi shtoi se SPAK është mbështetur nëpërmjet propozimeve dhe iniciativave të mazhorancës dhe se kjo ka qenë një arsye për ristrukturimin e sistemit të drejtësisë. Ai pohoi se është e rëndësishme që organet e drejtësisë të jenë të pavarura dhe të luajnë rolin e tyre. Shalsi gjithashtu u ndal në faktin që një krah i opozitës ka akuzuar kryetarin e SPAK për lidhje me një organizatë kriminale.

“Vendi ka nevojë për opozitë të shëndetshme. Në kohën kur mungon një gjë e tillë dhe nuk dihet sa kohë do të zgjasë, roli i Parlamentit bëhet akoma më i fuqishëm.

Unë besoj se kreu i SPAK-ut, jo me fjalë por me prova është mbështetur nga kjo mazhorancë. Kjo mazhorancë nuk e ka ndaluar mbështetjen për nevojat e SPAK-ut për të ushtruar funksionet e tij. Madje, kemi një krah që e akuzon për organizatë kriminale, ndërkohë që është edhe blloku ynë që e ka mbështetur”, u shpreh Shalsi.

Ai theksoi se kjo ka qenë edhe arsyeja që mazhoranca ndërmori iniciativën politike së bashku me aktorët e tjerë politikë në vend për të ristrukturuar sistemin e drejtësisë.

“Kjo na shtyu që të mbështesnim jo thjesht ristrukturimin e sistemit të drejtësisë por ngritjen nga e para të një sistemi që shqiptarët kishin aq nevojë. Besoj se z. Dumani e ka fare të qartë se ku synon kjo inciativë. Z. Dumani e di mirë se sa shumë mbështetje ka marrë nga kjo mazhorancë dhe ne duam që organet e drejtësisë të jenë të pavarura dhe të luajnë rolin e tyre”, tha Shalsi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...