10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Efektivët shqiptarë në Kosovë urojnë 113-vjetorin e Pavarësisë: Mesazhe krenarie dhe sakrifice

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka uruar sot Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, duke ndarë një videomesazh të veçantë nga efektivët e Forcave të Armatosura që shërbejnë në Kosovë. Mesazhet e tyre përcollën krenarinë dhe përkushtimin e trupave shqiptare, duke rikujtuar sakrificën dhe vlerat që bashkojnë kombin.

“Në këtë detyrë dhe angazhim tonin, përforcojmë vetëdijen dhe vendosmërinë e sakrificës për të çuar përpara vlerat e kombit shqiptar. Jemi këtu për t’i dalë zot atdheut tonë dhe për të nderuar gjakun e derdhur të atyre që ranë për lirinë e tokës sonë. Gëzuar Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Çlirimit”, u shpreh një pjesëtar i FA në Kosovë.

Një tjetër pjesëtare shtoi: “Gëzuar festat e nëntorit familjet tona, motra dhe vëllezër shqiptarë kudo ndodhen. Gëzuar ushtarakë dhe çdo anëtar i FA që jetën ia dedikon kësaj uniforme.”

Sot, shqiptarët brenda dhe jashtë vendit festojnë 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, një ditë simbol që nis nga ngritja e flamurit të Skënderbeut në Krujë më 28 nëntor 1443 dhe kulmon me nënshkrimin e Aktit të Pavarësisë më 1912 në Vlorë, nën drejtimin e Ismail Qemalit.

Që prej vitit 2017, 28 Nëntori shënohet si ditë pushimi zyrtar edhe në Kosovë, si shenjë nderimi për vlerat dhe traditat e përbashkëta të kombit shqiptar. Mesazhet e efektivëve të FA në Kosovë rikujtojnë qëndresën, unitetin dhe krenarinë kombëtare që kjo datë simbolizon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...