38.9 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Bulqiza zgjohet nën dëborë: Akull në rrugë, fshatra pa energji dhe apel për kujdes

Reshje të dendura dëbore kanë përfshirë Bulqizën që prej orëve të para të mëngjesit, duke zbardhur zonën dhe shoqëruar territorin me temperatura nën zero. Kushtet e vështira meteorologjike kanë krijuar probleme të dukshme në qarkullim, sidomos në aksin nacional Bulqizë – Ura e Çerenecit, ku raportohet prezencë akulli në disa segmente rrugore.

Policia i bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Ngricat, sipas uniformave blu, rrisin ndjeshëm rrezikun e aksidenteve në këto orë.

Ndërkohë, kompania e mirëmbajtjes rrugore ndodhet në terren, duke punuar për kriposjen e rrugëve me qëllim shmangien e akullit dhe lehtësimin e qarkullimit.

Për shkak të kushteve të acarta, disa fshatra të Bulqizës raportohet se kanë mbetur pa energji elektrike. Ekipet e OSHEE-së po punojnë për rikthimin e furnizimit, megjithëse reshjet e dendura vijojnë të krijojnë vështirësi.

Situata meteorologjike mbetet në monitorim të vazhdueshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...