10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Ekspertët paralajmërojnë për rrezikun nga “Auto-Join” në iPhone, këshilla për siguri

Ekspertët e sigurisë kanë dhënë alarmin për një opsion të rrezikshëm në iPhone që mund t’i bëjë përdoruesit të prekshëm ndaj hakerëve. Funksioni “Auto-Join”, i cili lidh automatikisht telefonat me rrjetet Wi-Fi të hapura në vende publike si kafenetë, baret dhe restorantet, mund të hapë mundësinë për sulme kibernetike.

Ky opsion, edhe pse i përshtatshëm për përdoruesit që nuk duan të kërkojnë manualisht një rrjet, mund të bëjë telefonin të lidhë automatikisht me rrjetet e rreme Wi-Fi të vendosura nga hakerët. Hakerët mund të krijojnë rrjete me emra të ngjashëm me ata të zakonshëm, si “Cafe1”, dhe të mashtrojnë përdoruesit për të lidhur pajisjet e tyre, duke fituar kështu akses në të dhënat personale si fjalëkalimet, fotot dhe llogaritë bankare.

Për të shmangur këto rreziqe, ekspertët këshillojnë që përdoruesit të çaktivizojnë opsionin “Auto-Join” dhe të zgjedhin mundësinë “Ask to Join” ose “Never” në settings. Ky veprim mund të parandalojë lidhjen automatike me rrjete të dyshimta dhe t’u ofrojë përdoruesve një kontroll më të madh mbi lidhjet Wi-Fi të telefonave të tyre.

Një tjetër këshillë nga ekspertët është që të çaktivizohet Bluetooth kur nuk është në përdorim, pasi lënia aktive mund të hapë mundësinë për sulme të tilla si “BlueBorne”, që lejojnë hakerët të marrin kontrollin e pajisjes pa asnjë ndërveprim nga përdoruesi.

Për siguri të shtuar, eksperti i sigurisë sugjerojnë gjithashtu që përdoruesit të çaktivizojnë “Auto-Join Networks” dhe të sigurohen që Wi-Fi të jetë i fikur para se të dalin nga shtëpia. Po ashtu, ato rrjete Wi-Fi që nuk do të përdoren më, mund të hiqen nga lista e rrjeteve të njohura përmes opsionit “Forget This Network”.

Për më tepër, NSA (Agjencia Kombëtare e Sigurisë) sugjeron rindezjen e iPhone çdo javë për të parandaluar manipulimin e URL-ve të hapura dhe instalimin e malware nga hakerët. Fikja e plotë e telefonit mund të rivendosë sigurinë, duke bërë që të fshihen faqet e hapura dhe duke bërë log-out nga llogaritë e ndjeshme si ato bankare.

Në përfundim, për të mbrojtur të dhënat tuaja dhe sigurinë tuaj personale, është e rëndësishme të jeni të kujdesshëm ndaj opsioneve automatikë dhe të mbani në kontroll lidhjet me rrjetet Wi-Fi dhe Bluetooth.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...