25 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Sali Berisha fton Shqiptarët në Gjermani të votojnë për CDU, Kancelarin Merz

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka drejtuar një mesazh shqiptarëve që jetojnë në Gjermani, duke i ftuar ata të mbështesin partinë CDU dhe kancelarin Fridrich Merz në zgjedhjet e ardhshme. Berisha e ka cilësuar këtë mbështetje si një mundësi për një fitore të rëndësishme për shqiptarët, si dhe për të ardhmen e tyre në Gjermani dhe për marrëdhëniet me Shqipërinë.

Në mesazhin e tij, Berisha ka theksuar se fitorja e CDU-së dhe e Merz do të kontribuonte jo vetëm në përmirësimin e kushteve për shqiptarët në Gjermani, por gjithashtu do të sillte një ndikim pozitiv për Shqipërinë. Ai premtoi se nën qeverisjen e PD-së, Shqipëria do të bëhet një vend që prodhon paqe dhe siguri, duke pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me Gjermaninë.

Me këtë mesazh dëshiroj t’u drejtohem të gjithë bashkëatdhetarëve tanë në Gjermani, konservatorë dhe demokratë, në zgjedhjet e ardhshme të votojnë për CDU-në dhe kancelarin, Fridrich Merz.
Aletatët tanë në dekada, fitorja e Fridrich Merz dhe CDU-së në Gjermani, është një fitore për ata në radhë të parë, për të ardhmen e tyre në Gjermani, por edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët.Duke uruar suksese dhe fitore CDU-së dhe kancelarit Merz, dua t’i garantoj se Shqipëria nën qeverisjen e Partisë Demokratike nuk do të jetë kurrë më një vend tranzit dhe eksportues kriminaliteti, por një vend që prodhon paqe, siguri dhe një bashkëpunim të shkëlqyer me Gjermaninë në vitet që vijnë.

Berisha përmendi gjithashtu se Shqipëria nuk do të jetë më një vend tranzit dhe eksportues kriminaliteti, por një partner i besueshëm për shtetin gjerman dhe për aleatët ndërkombëtarë. Ai uroi suksese për CDU-në dhe kancelarin Merz, duke garantuar një angazhim të ngushtë të PD-së për të ndihmuar në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...