19.5 C
Tiranë
Friday, April 10, 2026
spot_img

Eksperti i sigurisë ngre dyshime mbi vetëvrasjen e nënkomisarit: “Kjo ngjarje duhet hetuar me themel”

Eksperti i Sigurisë, Fation Softa, ka ngritur dyshime të forta në lidhje me ngjarjen e rëndë të vetëvrasjes së nënkomisarit Arben Pjeçi në Durrës. Në një intervistë, ai shpreh mospërputhje në detajet e ngjarjes, duke vënë theksin në faktin se nuk u dëgjua zhurma e armës dhe se familjarët nuk arritën të marrin kontakt me viktimën. Softa insiston që një hetim thellësues duhet të kryhet nga grupi hetimor dhe Agjencia e Policisë për të sqaruar çdo dyshim.

Në një pjesë të diskutimit në studio, Softa shtoi:

“Ai hyn dhe del në komisariat. Ka edhe kontakt me të tjerë. Të gjitha zyrat me rregullore çelësin duhet ta ketë nga jashtë. Si ka mundësi që familjarët nuk e gjenin dot ku ishte? Po arma që vrau veten nuk është dëgjuar? Pse duhet të mendonte ai për të minimizuar zhurmën, kur do vriste veten? Kjo i takon grupit hetimor dhe AMP. Po të flasim për këtë, i bie që ai ka qenë në gjendje normale pastaj.”

Në pjesën tjetër të diskutimit, një person me emrin Demi thekson:

“Teorikisht personat që kanë marrë vendimin për të vrarë veten dhe kanë planifikuar gjithçka, mund të kalojnë në një gjendje të dukshme qetësie pasi kanë marrë vendimin. Por kjo nuk vjen nga hiçi. Përpara se të ketë marrë këtë vendim, personi duhet të ketë shfaqur shenja të dukshme, të rënduar të shëndetit mendor.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ibrahimaj: Rritja e çmimeve e përqendruar te frutat dhe perimet, po hartohet plan mbështetës...

0
Konsumatorët shqiptarë janë përballur javët e fundit me një rritje të ndjeshme të çmimeve, veçanërisht në kategorinë e frutave dhe perimeve, ndërsa qeveria thotë...

Stefano Gabbana jep dorëheqjen nga presidenca e Dolce & Gabbana – ndryshime në drejtimin...

0
Një ndryshim i rëndësishëm është shënuar në krye të shtëpisë së njohur të modës Dolce & Gabbana, ku stilisti Stefano Gabbana ka dhënë dorëheqjen...

Qeveria miraton projektin ‘Porta e Alpeve’ – investim 100 milionë euro për Shkodrën

0
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar një projekt i ri infrastrukturor për qarkun e Shkodrës, i quajtur “Porta e Alpeve”. Lajmi u...

Rriten tensionet në Liban – shkëmbime sulmesh mes Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite

0
Situata në kufirin mes Libanit dhe Izraelit është përshkallëzuar sërish, pas raportimeve për sulme me dronë dhe raketa të kryera nga Hezbollahu në orët...

Bisedimet Iran–SHBA në Islamabad nën masa të rrepta sigurie

0
Vëmendja ndërkombëtare është përqendruar në Islamabad, ku pritet të zhvillohen bisedime mes zyrtarëve të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, me ndërmjetësimin e Pakistanit. Kryeqyteti pakistanez...