17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Eksperti i sigurisë zbulon prapaskenat e fshehta të vizitës së Blinken në Tiranë: Sinjal i fortë për Serbinë

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla ka zbuluar detajet e reja nga vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken që pritet të mbërrijë në Shqipëri javën e ardhshme.

Kulla theksoi se kjo vizitë e diplomatit vjen pak javë para nisjes së punës në bazën ushtarake amerikane në Kuçovë.

Sipas tij, është një mbështetje ndaj shtetit shqiptar dhe qeverisë. Kulla shtoi se është gjithashtu edhe një mesazh për Serbinë.

“Në muajin mars, fillon punën baza e Kuçovës, e cila është baza më e madhe ajrore në Ballkan, baza mbështetëse e avancuar ajrore. Që do të thotë se është fronti i fundit amerikan me ato që konsiderohet sot kufiri me Rusinë, që është Serbia. Pra, është Shqipëria. Do të shkonte edhe në Maqedoninë e Veriut nëse nuk do të kishte zgjedhje. Por edhe fakti që Putin përmendi Serbinë e Ballkanin, konsiderohet tashmë si vija e kuqe e fundit e luftës midis Lindjes e Perëndimit.

Në mënyrë simbolike jep një mbështetje dhe një oksigjen të jashtëzakonshëm shtetit e qeverisjes. Ai vë edhe njëherë në dukje se ky është territori jonë, baza dhe qeverisja e jona. Nëse do të takojë kreun e SPAK apo edhe OJF-të, do të thotë se edhe sistemi i drejtësisë është i yni. Që Shqipëria është model amerikan se si të bëhet shtet i suksesshëm që përgatitet për në BE.

Është sinjal edhe për Serbinë se ca do bëjë, të rrijë me Rusinë apo të kalojë matanë. Fakti që Putin në atë intervistë dy orëshe, që është ndjekur nga miliona njerëz në botë, përmend Ballkanin, tregon edhe që prioriteti për sigurinë në Ballkan është shumë i lartë. Mendoj që edhe njëherë Perëndimi e quan Shqipërinë jo vetëm një bazë e sigurt e NATO-s por edhe për Amerikën, është një ‘kopësht amerikan’. Vizita është një lajm i mirë”, u shpreh Kulla.”, u shpreh Kulla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...