22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Ilir Meta prezanton kryetarin e ri të Lëvizjes Rinore për Integrim

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dje anë të një video-selfie në “Facebook” ka prezantuar kreun e ri të Lëvizjes Rinore për Integrim, Kristian Kina. Meta tha se së bashku diskutuan për programin shumë ambicioz të Kinës për ta shndërruar Lëvizjen Rinore për Integrim në platformën më të rëndësishme të të rinjve në vendin tonë.

Meta theksoi se ai do të ketë mbështetjen e tij dhe të të gjithë Partisë së Lirisë. “Kënaqësi e veçantë ta nisja sot ditën me Kristian Kinën, kryetarin e ri të Lëvizjes Rinore po diskutonim për programin e tij mjaft ambicioz për ta shndërruar Lëvizjen Rinore për Integrim në platformën më të rëndësishme të të rinjve në vendin tonë, siç ka qenë.

Dhe ai do të ketë mbështetjen time dhe të gjithë Partisë së Lirisë, në këtë drejtim në mënyrë që Partia e Lirisë jo vetëm të krenohet, jo vetëm me shumë këshilltarë të rinj dhe të reja që ka zgjedhur në pushtetin vendor, një prej të cilëve është dhe Kristiani, por që në Kuvendin e ardhshëm të kemi shumë Erisa Xhixho që luftojnë për të drejtat e të rinjve dhe të rejave që janë modele frymëzuese për pjesëmarrjen, për angazhimin dhe për idetë e reja që sjellin në politikën shqiptare”, tha Meta.

Ndërkohë Kina ftoi çdo të ri që do të dëgjohet dhe do të kontribuojë për një Shqipëri më të mirë dhe më të begatë.“Nuk ka platformë më të mirë dhe më të sinqertë për të rinjtë se sa Lëvizja Rinore për Integrim dhe Partia e Lirisë, kështu që gjej rastin të ftoj çdo të ri që do të dëgjohet dhe do të kontribuojë të na bashkohet për një Shqipëri më të mirë dhe më të begatë”, tha ai.

Kujtojmë se Kristian Kina është pedagog në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Për disa vite ka qenë Kryetar i Senatit të Studentëve. Zoti Kristian Kina është anëtar i Kryesisë së Partisë së Lirisë dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Fierit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...