10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Ekspertiza e ngjarjes në Orosh: Plumba, barut dhe një flamur i ISIS-it brenda banesës

Është zbardhur ekspertiza e ngjarjes që tronditi Oroshin pak ditë më parë, ku dy persona, Hamza Uka dhe Julian Cumraku, u ngujuan për orë të tëra brenda një banese, nga ku u qëllua me armë zjarri.

Sipas raportimeve nga ekspertët kriminalistë, në duart dhe rrobat e Hamza Ukës janë konstatuar mbetje baruti, ndërsa një plumb i qëlluar brenda banesës është fiksuar gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, pas vetëdorëzimit të Ukës dhe Cumrakut.

Ndërkohë, rrethanat e plagosjes së Erzen Ukës, i cili pas dorëzimit u dërgua për mjekim në Spitalin Rajonal të Shkodrës me një plagë plumbi në këmbën e djathtë, ende nuk janë sqaruar nga Policia.

Autoritetet kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në Bashkinë e Fushë-Arrëzit, ku janë filmuar Uka, Cumraku dhe një person i tretë, ende i paidentifikuar, i cili dyshohet se i ka ndihmuar. Po ashtu, në pyetje është marrë edhe vajza me të cilën ishte takuar Cumraku, por detaje të rrëfimit të saj nuk janë publikuar.

Prokuroria ka ngritur deri tani akuzën vetëm për armëmbajtje pa leje, ndërsa nuk ka ende informacion të qartë për qëllimin e qëndrimit të tyre në banesë. Në murin e objektit, ekspertët kanë konstatuar edhe një flamur të ISIS-it, duke shtuar dyshimet për lidhje me ideologji ekstremiste dhe qëndrimin aty prej disa javësh.

Ngjarja mbetet nën hetim intensiv, ndërkohë që Policia po përpiqet të sqarojë rolin e të gjithë personave të përfshirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...