12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Eksplozivi shpërtheu në automjetin e kreut të Sindikatës së Minatorëve në Bulqizë/ Policia zbardh ngjarjen, arrestohet vëllai i tij

Policia e Bulqizës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mesnatën e së premtes, ku një sasi eksplozivi shpërtheu në automjetin e Elton Debreshit, aktualisht kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 në fshatin Dushaj në lagjja “Kodra e Danit”. Mjeti tip ‘Benz’, në pronësi të shtetasit Elton Debreshi, ishte parkuar në banesën e këtij të fundit.

Rezulton se autori i dyshuar është pikërisht vëllai i tij.

Ne pranga  ra shtetasi A. Debreshi, 29 vjeç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore”.

Njoftimi nga Polcia

Zbardhet ngjarja e ndodhur mesnatën e datës 27.08.2021, ku automjetit të shtetasit E. D., iu vendos një sasi e vogël lënde plasëse.

Vihet në pranga autori i dyshuar.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mesanatën e datës 27.08.2021, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë nën drejtimin e Prokurorisë, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, dhe si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. D., 29 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ky shtetas dyshohet se është autori i vendosjes së lëndës plasëse në automjetin tip ‘Mercedez Benz’, në pronësi të vëllait të tij shtetasit E. D.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...