16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Ekstradohet nga Italia 56-vjeçari, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e motrës dhe bashkshortit të saj

Gjovalin Lesi, 56 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm në Shqipëri, është ekstraduar nga Italia pas arrestimit të tij në prill të vitit 2024 në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Verdikti”. Procedura e ekstradimit u finalizua falë koordinimit mes specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Romë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Gjovalin Lesi, i lindur në Lezhë, është dënuar nga Gjykata e Mirditës në vitin 1998 me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ngjarja për të cilën ai u dënua ndodhi në vitin 1997, në fshatin Rrasfik, Rubik. Pas një konflikti për motive të dobëta, Lesi vrau me armë zjarri kallashnikov motrën dhe bashkëshortin e saj.

Lesi u arrestua në Itali gjatë operacionit policor “Verdikti” dhe pas një procesi të gjatë bashkëpunimi mes autoriteteve shqiptare dhe italiane, është sjellë në Shqipëri për të vuajtur dënimin e tij të përjetshëm.

Policia e Shtetit deklaroi se ekstradimi i tij shënon një tjetër sukses në përpjekjet për të sjellë para drejtësisë të gjithë ata që përfshihen në krime të rënda, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për kapjen e të dënuarve të arratisur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...