9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Ekstradohet nga Spanja shqiptari i shpalluri në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, ekstradohet nga Spanja drejt Shqipërisë, 37-vjeçari.

Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët spanjollë, u ekstradua nga Spanja drejt Shqipërisë, shtetasi Enkeli Kertalli, 37 vjeç.
Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 22.09.2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Shtetasi E. K., në gusht 2017, në Shijak, Durrës, në bashkëpunim me shtetasin M. B., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi D. Gj.

Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Albin Kurti ngushëllon familjet e viktimave nga tragjedia në Vjenë: “Tre prej tyre qytetarë...

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aksidentit tragjik në një kantier ndërtimi në Vjenë, ku humbën jetën katër persona, përfshirë tre shqiptarë...

Aksident në bypass-in e Lushnjës, plagoset 45-vjeçari që po kalonte rrugën me biçikletë

0
Mëngjesin e sotëm, një aksident rrugor me pasoja të rënda për një person është regjistruar në bypass-in e autostradës në Lushnjë. Sipas informacioneve paraprake,...

Pas lajmeve për ndarje,Sara Hoxha publikon foto nga prapaskenat e “Big Brother VIP”: Mbështetje...

0
Sara Hoxha ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një postim të ri në Instagram, ku shfaqet prapaskena e spektaklit “Big Brother...

Labinot Nimani: “Bravo Fifi!” për guximin dhe transparencën pas mbrojtjes së Onima-s

0
Labinot Nimani ka komentuar publikisht qëndrimin e Fifit pas mbrojtjes së kompanisë Onima, menjëherë pas arrestimit të Gjestit. Ai e ka cilësuar qëndrimin e...

Aksident I katërfishtë në Qafë-Plloçë,fatmirësisht pa persona të lënduar

0
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Qafë-Plloçë, ku janë përfshirë tre kamionë dhe një fugon transporti udhëtarësh. Sipas...