Mbërrin sonte në Rinas Mario Çela, vëllai i Suel Çelës
Sonte në mbrëmje në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas pritet të mbërrijë Mario Çela, vëllai i Suel Çelës, ky i fundit i arrestuar në nëntor të vitit 2024 nga autoritetet belge.
Ndërkohë, Suel Çela vijon të jetë person i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare. Sipas SPAK, ai dyshohet si drejtues i një organizate kriminale të strukturuar, e përfshirë në veprimtari të rënda penale si vrasje, trafik ndërkombëtar droge, korrupsion dhe pastrim parash.
Prokuroria e Posaçme ka dokumentuar tentativa për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian. Konkretisht, në dhjetor 2020 dyshohet për një tentativë për dërgimin e rreth 930 kilogramëve kokainë nga Ekuadori drejt Europës, ndërsa në janar 2021 për 466 kilogramë kokainë nga Ekuadori drejt Holandës.
Hetimet për këtë rrjet kriminal vijojnë, ndërsa autoritetet shqiptare në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë po punojnë për lokalizimin dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim.






