25.4 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Rudina Dembacaj në qendër të akuzave nga vajza e Mark Frrokut: “Familja nuk është fasadë”

Vajza e ish-deputetit Mark Frroku, Mara Frroku, i është drejtuar redaksisë së Newsbomb.al me një deklaratë ku paraqet një tjetër këndvështrim mbi marrëdhëniet brenda familjes. Reagimi i saj vjen pas deklaratave publike të aktores Rudina Dembacaj, bashkëshortes së Frrokut, e cila është shprehur se fëmijët e tij i konsideron si të vetët.

Në mesazhin e saj, Mara thekson se realiteti, sipas saj, është ndryshe nga imazhi i harmonisë familjare i shfaqur në rrjetet sociale. Ajo shprehet se ndjen dhimbje kur dëgjon deklarata të tilla dhe nënvizon se prindëria, sipas saj, nuk provohet me fjalë, por me sjellje dhe përfshirje reale në jetën e fëmijëve.

“Prindëria nuk provohet me deklarata, por me sjellje. Nuk është humane të thuash ‘janë të mitë’ dhe njëkohësisht të ndash fëmijët nga i vetmi prind që kanë apo nga shtëpia e tyre. Familja mbahet me prani dhe përfshirje, jo me kontroll”, shprehet ajo në deklaratë.

Në fund të reagimit, ajo firmos me emrin Mara Hanvera Frroku, duke përdorur edhe emrin e nënës së saj. Mara, së bashku me Ertën dhe Nardin, janë fëmijët e Mark Frrokut.

Nga ana tjetër, Rudina Dembacaj ka ndarë shpesh në rrjetet sociale momente me fëmijët e bashkëshortit, duke deklaruar se i konsideron si fëmijët e saj. Deri më tani, nuk ka pasur një reagim publik nga aktorja lidhur me deklaratën e fundit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...