10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari në Vlorë/ Autorët largohen me automjet drejt Kaninës

Një person është vrare me armë zjarri në Vlorë mbrëmjen e sotme në lagjen ”Pavarësia”.

Viktima është identifikuar si Delon Troqe, 35-vjeç.  Ai u qëllua me armë zjarri në zonën e Skelës. Fillimisht u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore ku edhe ndërroi jetë.

I riu sapo ishte kthyer nga Spanja.

Nuk dihen ende motivet e kësaj vrase që ndodhi në lagjen ‘’Pavarësia’’ teksa autorët u larguan më pas me automjet drejt Kaninës.

Menjëherë pas ekzekutimit të 35 vjeçarit Delion Troqe, një automjet duke u djegur është pikasur në fshatin Sherisht për në Kaninë. Automjeti dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes së rëndë.

Policia ka shoqëruar deri më tani disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, ka sekuestruar disa kamera të zonës si dhe ka ngritur pika kontrolli në disa zona.

Informacion paraprak

Rreth orës 21:50, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. T., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit/ve.

Gjatë krehjes së zonës, në fshatin “Sherishtë”, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...