18.5 C
Tiranë
Thursday, April 9, 2026
spot_img

“Ekzistojnë disa shqiptarë që nuk më gëzon fakti kemi të njëjtin gjak”, Rama intervistë me gazetarin grek

Edi Rama në një intervistë për Kathimerinin, është përgjigjur edhe sa i përket titujve të pronësisë në Himarë.

Rama u shpreh se problemi me pronat në Shqipëri është i vjetër dhe i dhimbshëm, por gjatë mandatit të tij në Himarë janë dhënë shumë tituj pronësie për minoritetin grek.

Intervista :

Dëgjova se vijon të jetë problematike situata me të drejtat e pronave të qytetarëve grekë të Himarës. Në Athinë thuhet se tituj pronësie jepen vetëm për qytetarë të Himarës që kanë rënë dakord paraprakisht t’i shesin në investitorë strategjikë. Në këto 10 vite që qeverisni Shqipërinë dhe 3 vite pas votimit të ligjit të ri për pasuritë e patundshme, e dini se sa tituj pronësie janë dhënë në banorë të Himarës, pa u shitur menjëherë nga këta banorë në investitorë strategjikë?

Kjo është një sajesë, një gënjeshtër. Në radhë të parë, historia e pronave në Shqipëri është tepër e dhimbshme. Duhet të kalonim nga ferri i komunizmit ku çdo gjë i përkiste vetëm shtetit, pastaj në fazën e katharsis të tranzicionit, ku titujt e pronësisë ishin çështja e parë madhore. Situata ishte kaotike në çdo m2 të vendit. Akoma kemi problem të madh në Veri, ku ka prona të mëdha, ndërtime të paregjistruara. E dyta, të themi që e drejta e pronës njihet vetëm pasi dikush bën një marrëveshje të tillë, nuk ka logjikë. Askush nuk bën dot asnjë marrëveshje dhe nuk merr dot asnjë leje pa siguruar titujt e pronësisë fillimisht. E dini sa shitet toka afër bregut të Himarës? Sot kemi raste në Himarë ku pronat shiten më shtrenjtë se në shumë zona të Korfuzit. Titujt e pronësisë që janë dhënë në minoritetin grek gjatë mandatit tim janë të shumtë. Krahasohet kjo me të kaluarën? Në të kaluarën ishin dhënë zero tituj, zero. Jo një, zero. Minoriteti grek sot shkon në kisha me tituj pronësie. Kishat i kishin humbur titujt e pronësisë për shkak të komunizmit. Dhe qeveria jonë i riktheu tek kishat ato tituj.

Domethënë ju thoni se nuk ka problem me titujt e pronësisë në Himarë?

Problemet me titujt e pronësisë në Shqipëri nga Veriu në Jug janë të njëjta. Problemi është që disa persona që kujtojnë se janë më të zgjuar se të tjerët dinë të përdorin flamurin grek si kartë krediti. Disa përdorin flamurin grek për të ushqyer shoqërinë me helm. Mbështesin mikrointeresat e tyre duke përdorur flamurin grek. Disa shqiptarë bëjnë të njëjtën gjë duke përdorur flamurin e partisë socialiste, apo partisë demokratike apo partive të tjera. Sepse këta shqiptarë nuk pretendojnë dot se janë minoritarë që gjoja po shkatërrohen…

Gjithsesi, disa mes minoritetit grek janë shumë të aftë në manipulimin e Athinës dhe Athina nuk është e aftë të perceptojë se personi që mund të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve dhe përmirësimin e nivelit të jetesës së minoritetit nuk është një grek, jam vetëm unë, jo sepse punoj për grekët, por sepse punoj për gjithë qytetarët e Shqipërisë. Dhe mendoj se grekët në Shqipëri janë një thesar e nuk kemi veçse të vlerësojmë prezencën e tyre, kjo është e gjitha. Por përderisa ekzistojnë disa shqiptarë që nuk më gëzon fakti kemi të njëjtin gjak, ekzistojnë gjithashtu disa pak grekë që edhe ju nuk duhet të ndjeheni shumë krenarë që keni të njëjtin gjak.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa të lënduar pranë urës së Laskos

0
Kuç, 11 prill – Një përplasje mes dy automjetesh ka tronditur rrugën e Lumit të Vlorës, pranë urës së Laskos në Kuç. Burime nga...

Astronautët e Artemis II të rikthehen në Tokë pas udhëtimit më të largët drejt...

0
Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, rreth orës 03:07 më 11 prill, ekuipazhi i Orion pritet të përfundojë udhëtimin e tij...

Sherr në bar në Itali për muzikë, tre vëllezër arrestohen pasi dhunuan pronarin e...

0
Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Gardolo, ku një konflikt i thjeshtë për mungesë energjie dhe muzikë të lartë ka degjeneruar në përplasje...

“Prioritet ishte familja” – zbulohet arsyeja e ndarjes së Kejsit me Ines

0
Historia mes Kejsit dhe Ines në Big Brother VIP Albania ishte ndër më të komentuarat e këtij edicioni, por lidhja e tyre përfundoi menjëherë...

“Veza simbolizon jetën dhe fitoren” – Kisha Ortodokse publikon udhëzimet për lyerjen e vezëve...

0
Kisha Ortodokse ka publikuar manualin tradicional për lyerjen e vezëve të Pashkës, duke rikujtuar edhe simbolikën e kësaj praktike të rëndësishme fetare. Sipas udhëzimeve, në...